RUSI – Një banesë u përfshi nga zjarri ndërsa anëtarët e një familje për t’i shpëtuar flakëve u hodhën nga kati i pestë i saj.

Gjithçka u filmua me telefon nga banorët që ndodheshin poshtë pallatit, të cilët njëkohësisht u bënë edhe shpëtimtarët e familjes. Ngjarja ka ndodhur në Strunino, pranë Moskës, Rusi.

Apartamenti ku kishte rënë zjarri ndodhej në katin e pestë të pallatit dhe flakët u përhapën shumë shpejtësi. Banorët e shtëpisë nuk mudn të prisnin ardhjen e zjarrëfikësve dhe janë hedhur nga ballkoni.

20 burra u mblodhën poshtë pallatit, duke i bërë thirrje anëtarëve të familjes të hidheshin nga ballkoni , pasi nuk kishte zgjidhje tjetër. Fatmirësisht gjithçka përfundoi mirë. Vetëm babai mori disa plagë dhe u dërgua në spital. Nuk dihet ende shkaqet e rënies së zjarrit.

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb