Salah i cili në verë kaloi nga Roma te Liverpool për 45 mln euro tregon se kur ishte te Chelsea nuk ishin të pakët personat që i thonin ‘nuk je i gatshëm për Premier League’.

Sulmuesi anësor ka pranuar se ai donte të rivendoste reputacionin e tij në Angli me transferimin te “the reds” ndaj edhe u kthye.

Salah-Chelsea

“Të jem i sinqertë, gjithmonë e kisha në mendje kur u largova nga Chelsea”, ka thënë fillimisht Salah për mediat britanike.

“Thashë shumë herë, gjithmonë ishte në mendjen time të kthehesha sepse shumë njerëz thanë se ai nuk mund të arrijë këtu [në Angli] dhe se ai nuk është mjaft i mirë për Premier League.

Pra, ishte gjithmonë në mendje që të kthehesha. Kam pasur dy sezone të shkëlqyera në Romë dhe gjithkush po më thoshte ‘jo, mos u kthe’, por gjithnjë në mendjen time duhej të bëja të kundërtën për t’i vërtetuar atyre se e kishin gabim me largimin tim”, përfundoi egjiptiani.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb