NGA ZONJA KATERINA
Përbërja

4 -5 feta proshutë
2 qepë të njoma
1 tufë sallatë jeshile
1 kastravec
1 domate
2 vezë të ziera
Djathë të verdhë

Për salcën:
2 lgj majonezë
1 lgj keçap
1 lgj kos të kulluar
1 lgj mjaltë
1 lgj uthull
1 lk piper i kuq
Kripë, piper i zi
Përgatitja
Fillimisht trazojmë mirë të gjithë përbërësit e salcës derisa të realizohet një salcë kremoze. Më pas presim sallatën jeshile, qepët e njoma i presim në unaza të holla, kastravecin dhe domaten e presim në kubikë të vegjël, gjithashtu dhe proshutën.

Vendosim në një sallatier 2 lugë nga salca e përgatitur. Më pas vendosim sallatën jeshile, domatet, kastravecat, qepët e njoma, proshutën, vezët e ziera të prera në feta dhe djathë të verdhë të grirë në rende. Në fund shtojmë salcën e përgatitur.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: