HELSINKI – Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump tha në deklaratën për shtyp të dy liderëve në Helsinki se takimi i tij me homologun rus Vladimir Putin është një “fillim i mirë”.

Pas dy orësh bisedimesh me dyer të mbyllura, të dy udhëheqësit shkuan në një drekë pune me këshilltarët e tyre të lartë.

Duke folur më herët, Putin tha se ishte koha për të diskutuar “cështje të vështira shumëkombëshe”. Marrëdhëniet ndërmjet Rusisë dhe Perëndimit u rënduan nga aneksimi i Krimesë nga ana e Moskës në vitin 2014.

Rusia akuzohet gjithashtu për ndërhyrje në zgjedhjet e SHBA-së në vitin 2016, gjë që mohohet fuqimisht nga Putin.

Duke folur përpara takimit të parashikuar të së hënës, Trump tha se shpresonte te një “marrëdhënie  e jashtëzakonshme mes dy vendeve” dhe fajësonte administratat e mëparshme për tensionet Rusi-SHBA.

Disa politikanë amerikanë bënë thirrje që samiti të pezullohej pasi 12 agjentë rusë të inteligjencës ushtarake u akuzuan të premte se kishin ndërhyrë në fushatën presidenciale të kandidates Hillary Clinton.

(e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: