Interi pritej të merrte një fitore të padiskutuar në ndeshjen e parë të “Seria A” të luajtur mbrëmë kundër Sassuolos, por zikaltërit të cilët kanë bërë një merkato për t’u përshëndetur, u mundën minimalisht 1-0 nga vendasit.

Në këtë mënyrë morën një goditje shpresat e tifozëve të Interit të cilët këtë sezon synojnë që skuadra e tyre të luftojë për titullin kampion në “Seria A”.

Gjithsesi është shpejt për të dalë në përfundime dhe këtë mesazh është munduar të transmetojë edhe blerja e re në merkato, Keita Balde, i cili pas ndeshjes në rrjetet sociale ka shkruar: “Kampionati sapo ka filluar … Forca Inter!”

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb