TIRANE- Gjykata për Krimet e Rënda pritet që të japë masën e sigurisë për të akuzuarit lidhur me sasinë e 3.4 milionë eurove që u kapën në portin e Durrësit. Mësohet se seanca gjyqësore për të arrestuar Agim Çeka, Edi dhe Klevi Lika dhe Alban Mollaymeri do të mbahet më 12 korrik. ‘BalkanWeb’ raporton se seanca do të jetë në orën 09:00. Kujtojmë se para disa ditësh u gjetën plot 3.4 milionë euro në dy mjete Toyota në portin e Durrësit.

Dyshohet se këto para burojnë nga trafikimi i lëndëve narkotike dhe po futeshin në të zezë në Shqipëri, ndërsa përveç 4 të arrestuarve, janë shpallur në kërkim edhe dy të tjerë, të dyshuar si porositësit e parave.

Në seancën e fundit të grupit, prokuroria kërkoi arrest me burg për të gjithë të arrestuarit. Gjykata e Durrësit vendosi të lërë pas hekurave të pandehurit dhe shpalli moskompetencë, duke e kaluar çështjen te Krimet e Rënda, duke qenë se ndaj të arrestuarve është ngritur edhe akuza si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: