ATHINE- Sekuestrohen 20 kg marijuanë në Athinë, ndërsa në pranga kanë rënë 3 shqiptarë. Operacioni u zhvillua në Koridhalo, janë arrestuar 3 shqiptare të moshave 18, 33 dhe 43 vjeç.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesat e tyre janë gjetur dhe sekuestruar 19 kg 983 gr marijuanë, 3 peshore, 250 euro, 8 celulare, 13 çelësa apartamentesh, shënime për shitblerje droge.
Droga Greqi (2)
Kujtojmë se prej fillimit të vitit e deri sot, në Igumenicë, Janinë, Athinë, Selanik, Artë, Kostur e Follorine, policia greke ka sekuestruar rreth 5.8 ton marijuanë që vinte nga Shqipëria.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb