Sot është zhvilluar seria e fundit e një ‘telenovele’ shumë të gjatë në Madrid, me agjentët e Luca Modric të cilët janë takuar me presidentin e Realit për t’i kërkuar largimin e futbollistit drejt Interit.

Ashtu siç pritej, numri 1 i ‘galaktikëve’ nuk ka pranuar ta diskutojë këtë kërkesa, duke vënë edhe një herë veton për qëndrimin e futbollistit më të mirë të Botërorit në “Bernabeu”, shkruan “Sky Sports”.

Me përjashtim të diçkaje shumë të papritur, ‘martesa’ Inter-Modric është e destinuar të mos bëhet. Në këtë mënyrë mbyllet edhe merkato në hyrje e Interit.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: