Xherdan Shaqiri vijon të tregojë një formë mjaft të mirë në prag të fillim sezonit me Liverpool.

Shtatshkurtri pavarësisht se në ndeshjen miqësore të fituar 3-1 kundër Torinos e nisi nga stoli arriti të linte gjurmë në këtë sfidë. Shaqiri hyri si zëvendësues në minutën e 46-t, duke marrë vendin e Mane-s.

Për gati 45 minuta ai dhuroi një paraqitje mbi mesataren, duke dhënë edhe një asist perfekt për Sturridge në golin e 3.

Në këtë përballje pati edhe diçka tjetër mjaft interesante për t’u evidentuar.

Ka të bëjë me portierin Loris Karius, i cili me siguri mbrëmë është ndjerë shumë i lumtur për shkak të tifozëve të “the reds”. Pavarësisht se 25-vjeçari i ka bërë gabimet në seri prej 3 muajsh, në momentin që mbrëmë u fut në fushë duke marrë vendin e portierit më të shtrenjtë në histori, Becker, tifozët i dhuruan një duatrokitje të gjatë.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb