SHBA-Ka parë tubin e shkarkimit dhe ka menduar që koka e saj mund të ketë të njëjtën madhësi me të, por ka ngecur brenda.

Një ide e ardhur ndoshta nga sasia e madhe e alkoolit të konsumuar, që ka bllokuar të renë, për rreth 45 minuta, në këtë pozicion të pazakontë.

Ndërhyrja e forcave zjarrfikëse ka sjellë situatën në normalitet dhe ka liruar vajzën pas një prerje të tubit me sharrë elektrike.

Rasti i veçantë i ndodhur në një Festival muzikor në Minnesota, ku vajza ishte një minorene, i ka kushtuar asaj një raport në zyrën e shefit të policisë.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb