SHBA – Një dhëndër në SHBA është shndërruar në hero pasi shpëtoi nga mbytja një 18-vjeçar. Zac Edwards së bashku me bashkëshorten e tij po realizonin setin fotografik të dasmës në një nga plazhet e Gulf State Park në Alabama.

Ata sapo i kishin thënë “PO” njëri tjetrin kur dëgjohet britmat e një gruaje. Ai nuk e mendoi dy herë hedhjen det për të shpëtuar djalin e ri nga mbytja.
Në fillim ai hoqi këmishën por kur e pa që nuk kishte kohë hyri në ujë me gjithë pantallona për t’i ardhur në ndihmë 18-vjecarit shkruan Daily Mail.

37-vjeçari, i cili është nënoficeri Rojeve Bregdetare amerikane, me shumë vështirësi për shkak të rrymave të forta arrin ta nxjerrë Jamel Robinson në breg.

“Jam shumë i lumtur që e bëra.Mendoj se njerëzit e nënvlerësojnë oqeanin. Dita e sotme ishte e rrezikshme sepse kishe shumë rryma të forta. Notarët në raste të tilla duhet të tregojnë shukë kujdes”- tha dhëndri i sapomartuar. Ndërkohë edhe 18-vjecari pasi erdhi në vete e falënderoi Zac-un.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb