California, Kalifornia e Veriut dhe Kalifornia e Jugut, janë këto emrat e tre shteteve që mund të lindin nga rajoni aktual i West Coast amerikane.

Në nëntor banorët e Golden State do të votojnë për këtë mundësi, pasi promotori i fushatës për referendum ‘Cal-3’ u ka dorëzuar autoriteteve pothuajse 420 mijw firma për të ju nënshtruar këtij votimi. Promotori i parë i kësaj iniciative për të ndarë Californinë në Tre shtete ka qenë Tim Draper, miliarderi i Silicon Valley, financuesi i start up, që në të kaluarën e kishte propozuar këtë mundësi për ndarjen në gjashtë Shtete.

Në plan, emri Kaliforni do të mbetet për të identifikuar gjashtë kontete më të mëdha bregdetare, përfshirë atë të Los Angeles.

Nga Kalifornia e Veriut, që përbëhet me 40 qarqe, nga Santa Cruz në kufi me Oregon, do të jetë pjesë e qytetit të San Francisco dhe Sacramento, kryeqyteti aktual. Kalifornia e Jugut do të përbëhet nga 12 qarqe, mes tyre Fresno, Orange dhe San Diego.

Me këtë modifikim, tre zonat do të kenë të njëjtin numër banorësh. Për momentin sondazhet tregojnë një ftohtësi nga ana e Kalifornianëve për një event të tillë.
Një studim i SurveyUSA tregon që 72% e elektoratit është kundër kësaj ndarjeje, në krahasim me 17% që janë pro.

Në rast suksesi të propozimit, aprovimi do të kalojë në dy dhomat e parlamentit shtetëror kalifornian dhe të kongresit federal, pa përjashtuar mundësinë e shqyrtimit të çështjes në gjykata.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb