TUNIZI-Një kontratë prej rreth 25 milionë dollarësh u arrit nga SHBA-ja për të ndihmuar Tunizinë të pajiset me një sistem mbikëqyrjeje elektronike në kufirin e saj me Libinë, që është përfshirë nga kaosi, njoftoi sot ambasada amerikane.

“SHBA-ja shpall dhënien e pjesës së parë të një kontrate me vlerë 24,9 milionë dollarë për një projekt që synon përforcimin e kapaciteteve të sigurisë kufitare tuniziane me Libinë”, thuhet në një komunikatë të ambasadës amerikane në Tuniz.

Sipas tekstit të ambasadës, projekti do të mundosëjë vendosjen e një sistemi të mbikëqyrjes të integruar në sensorë distance si dhe pajisje bazike për sigurinë e kufijëve. Parashikohen gjithashtu trajnimet e ushtrisë tuniziane dhe të gardës kombëtare.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: