SHBA –Një mekanik vodhi një avion pa pasagjerë të kompanisë ajrore “Horizon Airlines” dhe u ngrit pa autorizim nga Aeroporti ndërkombëtar “Sea-Tac”, në Seattle, SHBA.

Sipas burimeve të para avioni u rrëzua rreth një orë pas ngritjes së tij. Mediat rapotojnë se personi që rrëmbeu avionin ishte një mekanik 29-vjecar dhe rrëzimi i avionit ndodhi për shkak të disa manovrave që bënte në ajër.

Sipas zëdhënësit të policisë, Ed Troyer, personi vendosi thjesht të vriste veten, ndërsa përjashtoi mundësinë e terrorizmin.Një video e përfunduar në mediet lokale tregon avionin duke bërë manovra të rrezikshme dhe kthesa të pazakonta në agim.

Dëshmitarë të rastit thonë se kanë parë aeroplanin të ndiqej nga avionë luftarakë të ushtrisë, përpara se ai të rrëzohej në ishullin Ketron, në jugperëndim të Tacomës, në Uashington.

Fatmirësisht, asnjë pasagjer nuk ishte në bordin e tji. Troyer shtoi gjithashtu se avionë “F-15” u ngritën në fluturim “brenda pak minutash” dhe se pilotët u përpoqën të ruanin “sigurinë e personave në tokë”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: