Ka nëntë dhoma gjumi, nëntë banjo, vila në të cilën do të transferohet familja Obama pas largimit nga Shtëpia e Bardhë.

Bëhet fjalë për rezidencën në të cilën kanë jetuar deri tani Joe Lockhart, ish zëdhënësi i Bill Clinton dhe bashkëshortja e tij Giovanna Gray, drejtoreshe e divizionit të Washington Glamour. Lockhart do të transferohet në New York për të punuar si nën president i komunikimit të National Football League.

Familja Obama do ta marri vilën me qira. Vlera e vilës që gjendet në Belmont Road, Washington, në zonën e Kalomara, ka një vlerë 5.3 milion dollarë, shifër e caktuar nga shitja e saj në 2014.
(da.xha/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb