TIRANË- Ambasada e SHBA-së në Tiranë sjell një lajm interesant. Në një status në Facebook, Ambasada e SHBA-së tregon se sonte në Tiranë do të mund të shihet stacioni hapësinor Johnson i NASA-s për 3 minuta. Ambasada fton shqiptarët të shohin pamjen e mrekullueshme, pse jo edhe për të bërë foto.

“Disa herë në javë, Misioni i Kontrollit të Qendrës Hapësinore Johnson të NASA-s në Houston, Teksas, përcakton mundësitë për të parë stacionin e hapësirës nga 6,700 vendndodhje kudo në botë. Stacioni në hapësirë duket si avion ose si një yll i madh shndritës që lëviz në qiell, por nuk ka dritë që ndizet dhe fiket e as nuk ndryshon drejtim. Sonte në mbrëmje në orën 18:13, stacioni do të mund të shihet në Tiranë për 3 minuta. Shijojeni këtë pamje të mrekullueshme. Dhe na dërgoni një foto nëse arrini të bëni një të tillë”, shkruhet nga Ambasada e SHBA-së në Tiranë.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb