I ftuar ne emisionin “Fair Play nga Enkeleida Zeko” në “News 24”, Orges Shehi, ish-portieri i Skënderbeut, ndonëse nuk e ka pranuar publikisht ka lënë të kuptohet se shumë shpejt do të jetë trajner i korçarëve.

“Përderisa mungon zyrtarizimi s’mund ta themi akoma, por jemi shumë afër,”-deklaroi Shehi.

Kujtojmë se befasisht Skënderbeu ndërpreu marrëdhëniet me Ilir Dajën, trajneri i cili sezonin e kaluar arriti pjesëmarrjen në grupet e “Europa League”.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb