ITALI  – Shemben rreth 200 metra rrugë në qendër të Firences në Itali, duke ‘gëlltitur’ një varg me makina që ishin parkuar aty. Dy pallate janë evakuuar, ndërsa auutoritetet kanë nisur hetimet.

Mediat italiane bëjnë të ditur se shkak për shembjen e rrugës ka qenë një carje në tubacionin kryesor të ujit që ndodhej poshtë rrugës. Fatmirësisht askush nuk u lëndua. Mijëra familje kanë mbetur pa ujë.


(er.nu/el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: