ITALI – Histori tronditëse vijnë nga Genova, ku ditën e martë një tragjedi e madhe shkaktoi vdekjen e 35 personave, ku dy prej të cilëve janë shqiptar.
Ishte ora 11:30 kur ura Morandi u shemb dhe zuri poshtë saj shumë makina. Ditën e sotme mediat italiane kanë publikuar listën e personave që humbën jetën në atë tragjedi.

Në mesin e 35 viktimave është dhe një familje italiane, e cila u shua e tëra. Roberto Robbiano, bashkëshortja e tij Ersilia Piccinino dhe djali i tyre vetëm 7 vjeç e gjysmë, Samuele u nxorën të vdekur nga rrënojat ditën e djeshme.

Ata ishin nisur për drekë te gjyshi. Ishte vetëm një rrugë e shkurtër të cilën e bënin çdo ditë por dje ishte hera e fundit që kalonin ata urë të tmerrit që u mori jetën. Familjarët e tyre i prisnin për drekë kur lajmi në media mori dhënë. U përpoqën t’i merrnin në celular por çdo gjë ishte e kotë makina e tyre u përpi nga ura.
(er.cu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: