Marco Gastaldi është punonjësi i policisë, video e të cilit u bë virale për fjalimin e tij tejet emocionues pak pas tragjedisë që ndodhi në Genova të Italisë. I cilësuar tashmë si “polici-hero”, Gastaldi ka treguar për ‘Tgcom’ momentet e tmerrit kur iu desh të qetësonte dhjetra qytetarë që ishin bllokuar në një nga tunelet e urës Morandi, ku një pjesë e saj u shemb.

“Atë ditë ne ishim duke shkuar për një kontroll rutinë. Por e gjetëm veten brenda tunelit ku mjetet ecnin me ngadalë. Menduam se mos kishte ndodhur ndonjë aksident. Në atë moment pamë njerëzit që ecnin drejt nesh, ndërsa shprehin dëshpërim në fytyrë, duke na thënë se ura ishte shembur. Për ne gati ishte e pamundur”, pohoi ai.

Me shpejtësi të madhe, duke ruajtur dhe gjakftohtësinë, Gastaldi u përpoq menjëherë t’i largonte njerëzit nga atje. “Kushtet e motit nuk ndihmuan, pasi kishte shi dhe rruge. Njerëzit nuk e kuptonin rëndësinë e situatës, ata donin të ktheheshin tek makinat e tyre”, përfundoi polici. Nga shembja e urës në Genova deri më tani janë regjistruar 38 të vdekur, ndërsa dhjetra persona rezultojnë ende të zhdukur.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: