POGRADEC – Një sherr i dhunshëm ka ndodhur ditën e sotme në qytetin e Pogradecit. Ngjarja ndodhi në një lokal në qendër të qytetit ku u përfshinë disa persona. (foto ilustruese)

Sherri me karrige dhe shishe nisi pas një konflikti të çastit. Si pasojë mbeti i plagosur rëndë një person, bën me dije BalkanWeb.

Ngjarja ndodhi në një lokal në lagjen nr.1 lajmëron policia. I plagosuri është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërkohë është proceduar në gjendje të lirë autori i plagosjes.

 (e.f/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: