ITALI – Një 27-vjeçar shqiptar është dënuar me gati 31 vite burg pas akuzave për vrasje në Itali.

Fitim Koldashi në qershor 2017 vrau italianin Manuel Spinelli në Alba Adriatica, teksa ky i fundit po dilte nga një piceri, i shoqëruar nga miqtë e tij.

Aty mbërriti Koldashi me të dashurën e tij, dhe sherri nisi pikërisht prej kësaj, pasi  kishte qenë e lidhur më parë me viktimën.

Mediat italiane bëjnë me dije se pasi plasi sherri me grushta Koldashi nxori thikën me të cilën goditi disa herë italianin. Njëra prej goditje ishte në zemër, duke rezultuar fatale për Spinellin.

Shqiptari u dënua me 30 vite e 8 muaj burg.

(e.f/BalkanWeb)

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: