Analisti Fatos Lubonja i ftuar në rubrikën “Opinion” në studion e lajmeve në News24 duke folur për sezonin e ri politik thotë se do të ngelemi sërish tek “sherri pa dialog”.

Sipas Lubonjës, një pjesë e politikës (mazhoranca) jeton me iluzionin e madhështisë së vet, ndërsa opozita vazhdon të vuajë pasojat e së kaluarës.

Ai thotë se çështjet kryesore për të cilat debati do të vijojë të jetë i ndezur, janë historitë e drogës, vettingu, koncesionet e Teatri.

“ Do ta doja sezon politik pa sherre, por me dialog, që do të thotë me dëgjim të njëri-tjetrit dhe korrigjim të njëri-tjetrit në të mirë të vendit. Por do ndodhi me sherre dhe pa dialog, një pjesë jeton në botën e vet,dhe bota tjetër e njerëzve të thjeshtë që vazhdon të vuajë këtë situatë. Dialogu bën që të futen të gjithë në politikë. Po ne kemi një mazhorancë që jeton në iluzionin e madhështisë së vet. Kemi dhe një opozitë që s’del dot nga gropa e së kaluarës, dhe është e braktisur. Të dy palët nuk bëjnë dialog, se ja përmendim teatrin përshëmbull.

Besoj se do të vazhdojë sherri, dhe ajo që u intereson këtyre, që të mos ketë një të vërtetë të dalë nga sherri.

Ka shumë çështje të mbetura pezull. Do vazhdojnë historitë me koncesionet.

Duhet të dimë deri ku mund të shkojnë politikat e privatizimit, dhe ky është debat i hapur në Itali se privati duke u nisur nga fitimit mund të bëjë dhe abuzime që s’i kontrollon dot më vonë.

Një tjetër debat, do jenë historitë e drogës, paratë e trafikut që qarkullojnë, oligarkët në mes që po pastrojnë paratë. Shqipëria është  e vogël, shumë gjëra dihen por mbrohen nga palët,” tha Lubonja.

Vettingu

Lubonja: “Besoj se edhe kjo është tashmë dështim i dukshëm i reformës në drejtësi, do jetë objekt i madh sherri, jo vetëm se ka dështuar, por edhe duke u denoncuar pasojat e kësaj. Do të ketë një prokurori selektive, është e qartë kjo dhe besoj do të ketë denoncime selektive. Veprimet e mosveprimet e Prokurorisë do të shtohen. U hetua gjë pse u përmbyt Biblioteka Kombëtare? Jo. Ka shumë gjëra në këtë vend që tregojnë se shteti nuk funksionon. Nuk jemi në mendjen e atyre që e kanë bërë, por ka pasur shenja të dukshme që qëllimi i tyre nuk ishte drejtësi e pavarur, por drejtësi e kapur, që Rama ta ketë të gjithë pushtetin për vete”.

BalkanWeb

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: