TIRANE-Nard Ndoka ishte i ashpër me ministrin Pandeli Majko, sa i përket debateve që ai pati me kryeministrin Edi Rama në lidhje me çështjen e Teatrit Kombëtar.

Në studion e emisionit “Politika Online” të gazetares Marsela Karapanço, Nard Ndoka e ka krahasuar Majkon me një qen të tredhur.

“Iku si një qen i tredhur me bisht ndër shalë. U largua nga Kuvendi i Shqipërisë, pa dhënë një deklaratë për arsyen e ikjes. Në fund të fundit ai është ministër, është politikan është ish-kryeministër. Mund të jepte një prononcim”, deklaroi Ndoka.

Sipas tij largimi nga Kuvendi nuk ishte gjë tjetër për Majkon, veçse një vetëvrasje politike.

“Ai ka bërë vetëvrasje, do ishte më mirë që ai ta votonte njësoj si shokët se sa u përpoq të merrte rolin e protagonistit dhe përfundoi në një çalaman që nuk ka guximin nuk ka kurajo jo vetëm që të votojë kundër. Por nuk ka guzimin të thotë dhe një fjalë publike”.
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: