VLORË-Policia e Vlorës ka reaguar pas sherrit që ndodhi sot në këtë qytet, ku u lënduan lehtë disa persona.

Ndonëse më herët u raportua se të rinjtë janë konfliktuar me armë të ftohta, policia e ka mohuar këtë fakt, ndërsa bën me dije se personat janë lënduar si pasojë e disa xhamave të thyer në vendin e ngjarjes.

Në konflikt sipas bluve u përfshinë shtetasit me inicialet E.G., 31 vjeç, E.G., 24 vjeç, banues në Zhupan të Fierit (vëllezër), janë zënë për motive të dobëta me shtetasin M.B., 27 vjeç.

NJOFTIMI I POLICISË
Sqarojmë se, pranë Poliklinikës nuk ka patur konflikt me mjete të ftohta prerëse.
Konkretisht:
Më datë 20.07.2018, rreth orës 14:07, në lagjen ”Hajro Çakërri”, pranë poliklinikës shtetasit E.G., 31 vjeç, E.G., 24 vjeç, banues në Zhupan, Fier (vëllezër), janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin M.B., 27 vjeç, banues në Fier.
Shtetasit gjatë konfliktit nuk kanë përdorur mjete prerëse mbi njëri-tjetrin por kanë marrë dëmtime të lehta, si pasojë e disa xhamave të thyer në vendin ku janë konfliktuar.
Në përfundim të veprimeve hetimore, ka filluar procedimi penal në gjendje të lirë për dy vëllezërit, shtetasit E.G., E.G., për veprën penale ”Plagosje e lehtë me dashje”, parashikuar nga neni 89 e 25 të Kodit Penal.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: