MEMALIAJ- Një 26-vjeçar ka rënë në pranga pasi për motive të dobëta ka plagosur me thikë babë e bir. Ngjarja në fjalë ka ndodhur rreth orës 16: 30 në kullotat e fshatit Buzkalemaj.

Burime zyrtare nga policia bënë me dije se Bledar Salaj, banues në Drizdar ka goditur me mjet prerës shtetasit me inicialet A.M., 50 vjeç dhe K.M., 20 vjeç, banues në Memaliaj, të cilët janë transportuar në spital ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Pasi u sinjalizua për ngjarjen, forcat policore arrestuan të riun, i cili ishte fshehur në pyllin e fshatit. Falë ndërhyrjes së tyre, u parandalua edhe përshkallëzimi i ndonjë konflikti të mëtejshëm mes të afërmve të palëve, pasi autori kishte ardhur nga Fshati Drizar i Mallakastrës me bagëti në kullotat e fshatit Buzkalemaj.

Materialet do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Gjirokastër , për veprime të mëtejshme për veprën penale “Vrasje në rrethana të tjera cilësuese kundër dy ose me shumë personave’ e mbetur në tentativë”.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb