Ëndrra nuk zgjasin pafundësisht, Klaudio Ranieri zgjodhët pas suksesit dehës me Lesterin e tij dhe e shef vetën të shkarkuar 9 muaj pasi i dhurojë “dhelprave” titullin e parë në histori. Mosmirënjohje, e cilësojnë disa prej mediave sportive, mbi të gjitha ato italiane, shkarkimin e Ranierit.

Një vendim i tillë të lë një shije të keqe pasi Ranieri nuk e braktisi skuadrën kur në drejtimit të tij erdhën shumë oferta fill pasi fitojë titullin kampion në Premier Ligë: “Ky është vendimi më i vështirë që kemi marrë. Në duhet të mendojë për interesat afatgjata të klubit dhe të marrim vendime të cilat shkojnë përtej ndjenjave”. Këto ishin fjalët që drejtuesit e klubit zgjodhën për të zyrtarizuar largimin e Rainerit, vendim i marrë pas humbjes kundër Sevijas në Champions.

Bota e futbollit është e gjitha përkrah teknikut italian, qofshin ata rivalë apo kolegë të Rainerit të gjithë dolën kundër vendimit të klubit për shkarkimin e tij. Mesazhin me kuptim plotë e dha Hoze Mourinjo: “Kampion i Anglisë dhe trajneri i vitit nga FIFA, i shkarkuar. Ky është futbolli i ri Klaudio. Vijo të buzëqesh miku im, askush nuk mund të fshijë historinë që ti ke shkruar”, shkruan Mourinjo në profilin e tij në “Instagram”.
jose mourinho
Vendi i lënë bosh nga Ranieri pritet ti besohet një tjetër tekniku italian, emri më i lakuar për momentin është ai i Roberto Mançinit.

(e.k/balkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb