Të qenit pjesë e rrjeteve sociale tashmë është pjesë e jetës së përditshme, dhe me sa duket rrallëkush mund të qëndrojë jashtë tyre. Për personazhet e njohura, llogaria në rrjetet sociale është padyshim një mënyrë për të qenë gjithmonë pranë fansave.

Kësaj fryme duket se nuk i ka shpëtuar as Shkëlzen Berisha, djali i ish-kryeministrit Sali Berisha, i cili së fundmi është pjesë e rrjetit social “Instagram”.
fgfdg
Këtë gjë e ka bërë të ditur partnerja e tij, Armina Mevlani, e cila teksa ka publikuar në profilin e saj në “Instagram” një foto me Shkëlzenin, e ka etiketuar duke u shprehur:

“Dikush është i ri në Instagram”.

E pas kësaj kanë vërshuar edhe komentet nga ndjekësit e tyre, të cilët nuk ngurrojnë të shprehin mendimet e tyre, duke e cilësuar profilin e tij si romantik. E mbase kjo është një anë e Shkëlzen Berishës që publiku nuk e njeh.
dsfs
Dhe teksa i hedhim një sy faqes së Shkëlzën Berishës në “Instagram”, shohim se pjesën më të madhe e përbëjnë fotot me Arminën, ndërsa fotoja e parë e postuar ka qenë ajo familjare.
ghf
(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb