Shkëndija e mbylli me humbje edhe ndeshjen e dytë ndaj Salcburgut, të luajtur në shtëpi. Me një rezutltat minimal 0-1 dhe me rezultatin e përgjithshëm 4-0, tetovarët i japin lamtumirën Ligës së Kampionëve dhe rikthejnë fokusin e tyre në “UEFA Europa League”, ku kanë shumë shanse që të arrijnë në fazën e grupeve.

Maqedonasit bënë një ndeshje për tu harruar në Austri, por në ndeshjen e kthimit, nuk arritën të shmangin humbjen as në shtëpinë e tyre, kundër një Salcburgu shumë të fortë dhe ndeshja u mbyll me rezultatin 0-1.

Djemtë e Qatip Osmanit bënë një paraqitje tepër pozitive, por sërish nuk arritën të shënonin kundër një mbrojtjeje të vendosur shumë mirë të Salsburgut. Shkëndija do të presë fituesen e ndeshjes Rosenborg-Cork.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: