Shkëndija është mundur me rezultatin e thellë 4-0 në ndeshjen e kthimit të turit të parë të “Champions League” kundër TNS-s, por gjithsesi ka arritur të sigurojë kualifikimin në turin tjetër.

Skuadra shqiptare që luan në kampionatin maqedonas në minutën e 15-t pësoi golin e parë me autor Ebbe, ndërsa në të 30-n pësoi edhe golin e dytë. Këtë herë auto ishte Redmond.

Nuk do të kalonin më shumë se 5 minuta dhe uellsianët do të zgjonin shpresën për kualifikim pasi Cabango shënoi golin e tretë. Pjesa e parë do të mbyllej me këtë rezultat, ndërsa në fraksionin e dytë të lojës shifrat do të mbesnin të pandryshuara deri pak para fundit.

Në minutën e 6-t të kohës së rregullt TNS shënon golin e katërt, duke bërë me zemër skuadrën shqiptare, që fatmirësisht falë kohës së pakët të lojës të mbetur në dispozicion siguroi kualifikimin.

Kujtojmë që sfidën e parë Shkëndija e Tetovës arriti të fitonte me shifrat 5-0. Ndërkohë në turin tjetër kuqezinjtë do të ndeshen me fituesin e çiftit Torpedo Kutaisi-Sheriff Tiraspol.

(e.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb