SHKODËR- Një shpërthim me tritol ka ndodhur në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:45 në lagjen Tophanë në Shkodër. Sasia e tritolit ëstë vendosur në një garazh që është në pronësi të shtetasit Dedë Kiri. Ngjitur me garazhin janë dy dyqane ndërsa sipër tyre ndodhet shtëpia e shtetasit Dedë Kiri.

Nha shpërthimi ka vetëm dëme materiale dhe jo të lënduar në njerëz. Ende janë të paqarta motivet e kësaj ngjarje. Policia është vënë në ndjekie të autorëve të ngjarjes të cilët dyshohet se kanë qenë rreth 3-4 persona. Po ashtu forcat e policisë ndodhen në vendngjarje për të bërë hetimet paraprake.
b166426c-21fa-46c9-b4aa-0a9f46115a50

bf5891d7-3d20-4ba7-bc92-57ab6407445a

b623466e-9dee-4a7c-8842-ed2c82907af1

a6e001b3-5c68-4b25-963a-94cefe1326d3
(i.ç/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb