BRITANI E MADHE – Një grua britanike ka përfunduar në një burg të Emirateve të Bashkuara Arabe së bashku me vajzën e saj katër vjeçe. Shkak i arrestimit të saj është bërë një gotë verë të cilën ia kishin shërbyer në avion vetë stjuardesat arabe teksa ishte nisur nga Londra për në Dubai.

Doktoresha Ellie Holman ishte nisur për të kaluar pushimet në Dubai, por tashmë po i kalon ato në burg, madje sipas dëshmisë së saj duke u keqtrajtuar. 44 vjeçarja e ka përshkruar trajtimin e saj në burgun e Dubait si çnjerëzor.

‘Gjatë ketyre kater javëve kam shkuar deri në ferr së bashku me familljen time. Shkova për pushime në Dubai dhe përfundova në burg për një gotë verë që ma shërbyen vetë punonjësit e avionit të Emirateve të Bashkuara Arabe” shprehet dentistja britanike për Daily Mail.

Sidoqoftë autoritetet në Dubai japin një version tjetër për arrestimin e saj. Sipas tyre ajo kishte hyrë Emiratet e Bashkuara me një pasaportë që i kishte mbaruar afati i përdorimit, kishte përdorur gjuhë fyese ndaj punonjësve të aeroportit dhe i kishte filmuar ata me telefon celular, gjë që është e ndaluar në këtë vend.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb