SHKODER- Një banesë është përfshirë nga zjarri mëngjesin e sotëm në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur në zonën e quajtur Dugajve të Reja në një banesë 1-katëshe në pronësi të Pjeter Pjeyra.

Zjarri dyshohet se ka ardhur për shkak të një shkëndije elektrike dhe nuk ka persona të lënduar, por vetëm dëme materiale. Në momentin që ka rënë zjarri nuk kishte njerëz në shtëpi.

Nga flakët ka rrezikuar të digjet edhe një banesë ngjitur, por nga ndërhyrja e zjarrfikësve flakët janë venë nen kontroll.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb