TIRANË- Policia rrugore e Tiranës i ka vënë prangat një drejtuesi që ka rezultuar me leje drejtimi false.

Ndonëse ditë e diel, kontrolli i  territorit për zbatimin e Planit Operacional “Tispol Maj 2018”, për debitorët dhe shkeljet e tjera të legjislacionit rrugor, vazhdoi edhe sot me kontrolle të përqendruara nga Policia Rrugore e kryeqytetit.

Nga verifikimet në terren rezultoi se shtetasi me iniciale F.K., 36 vjeç drejtonte mjetin tip “Autobus” për transport pasagjerësh me leje drejtimi dhe certifikatë aftësimi profesional të falsifikuar.

Drejtuesi i mjetit u kap në kushtet e flagrancës dhe u shoqërua në ambientet e Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore e Procedurale nga Sektori i Krimit Ekonomik e Financiar.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb