TIRANË- Nuk i është bindur policisë, e cila i ka bërë shenjë të ndalet pas dyshimeve për targat e makinës por është aksidentuar. Ngjarja ka ndodhur sot në rrugën “Myslym Keta”, ku një mjet tip “BMW” me targa të cilat nuk i përkasin këtij mjeti, nuk i ka ndaluar patrullës së policisë.

Shoferi për t’i shpëtuar prangave është larguar me shpejtësi por ka goditur murin rrethues të banesës së shtetasit S.T., 50 vjeç, banues në Babrru.

Megjithatë edhe pas aksidentit ai ka arritur t’i shpëtojë policisë, e cila po punon për identifikimin dhe kapjen e tij.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: