Zyrtarët e La Ligas spanjolle kanë njoftuar të enjten se po planifikojnë të organizojnë një ndeshje në anën tjetër të oqeanit Atlantik si pjesë e një partneriteti të ri 15-vjeçar me grupin sportiv “Relevent”, për të promovuar futbollin në Amerikën e Veriut.

Një ndeshje e La Ligas do të luhet në SHBA duke filluar që këtë vit për 15 sezonet e ardhshme, vendim ky që ka shkaktuar shumë polemika dhe nuk është pritur mirë nga Shoqata e Futbollistëve në Spanjë.

Shoqata e futbollistëve Spanjollë ka dalë kundër projektit që sipas saj bëhet për interesa financiare, duke anashkaluar të drejtat themelore të futbollistëve.

La Liga arriti një dakordim me grupin amerikan Relevant për të çuar në një tjetër nivel, zhvillimin dhe përhapjen e futbollit të këtij vendi në Amerikën e veriut.

Një ndeshje e La Ligës, me gjasë Real Madrid ose Barcelona, do të zhvillohet në SHBA ose në Kanada, çdo sezon në 15 vitet e ardhshme. Krijohet kështu La Liga North America, një projekt që u testua me mbushjen e stadiumeve në turneun e kësaj vere.

Mjafton të kujtojmë se një ndeshje e Manchester Unitedit dhe Realit në Miçigan, u ndoq nga më shumë 100 mijë njerëz në stadium.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: