TIRANË– Shpella “Xe Bang Fai” në qëndër të lumit Laos, në Azi është konsideruar të jetë një nga shpellat më të mëdha të lumenjve në botë.

Na ndodh shpesh të jemi njohur me bukuri të ndryshme natyrore, por kjo shpellë, në qëndër të një lumi, është një ndër bukuritë më të rralla në botë, sipas raportimeve të fundit të “The Guardian”.

Lumi në tërësi, e veçanërisht shpella është shumë e pasur me element të cilët janë aty për tu eksploruar.

Shpella është e mbushur me stalagmite të varura, kopshte nëntokësore, fosile dhe minerale të ndryshme.

Bëhet me dije se turistët filluan të hynin në “Xe Bang Fai” rreth 10 vjet më parë e tashmë vizitorët mund të marrin me qera varka për të eksploruar atë.

Në një eksplorim 10-ditor në vitin 2008, fotografi Dave Bunnell ka shpenzuar deri në 17 orë në ditë për të zbuluar elementët e shpellës “Xe Bang Fai”.

Fotot e tij zbulojnë një parajsë mahnitëse që sjell në vëmëndje gjithë larmishmërinë e shpellës, gjë që që shtyn njerëzit të shkojnë ta vizitojnë.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: