ELBASAN-Një 26-vjeçar ka rënë në prangat e policisë së Elbasanit pasi akuzohet për shpërndarje të lëndëve narkotike. Burime zyrtare bënë me dije se bëhet fjalë për shtetasin me inicialet R.H, banues në lagjen “Aqif Pasha”.

Ky shtetas po transportonte një sasi lëndë narkotike për ta shitur në doza, ku gjatë kontrollit të ushtruar në mjetin e tij në lagjen ‘5 Maji’ shërbimet e policisë gjetën dhe bllokuan në cilësinë provës materiale 289 gramë kanabis.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës Parë Elbasan, për veprën penale të “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

  • foto galeri
  • foto galeri

(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: