SARANDE- Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në Bashkinë Finiq, në Sarandë. Ngjarja kë ndodhur rreth orës 20:00, në një apartament në katin e katërt të një pallati në zonën e quajtur “SMT”. (Foto ilustruese)

Shkak për zjarri dyshohet se është bërë shpërthimi i disa tubave që lidhnin bombolën e gazit, që ndodhej në ballkon, me sobën e gatimit në kuzhinë.

Mësohet se në momentin e ngjarjes, në banesa ndodhej vajza 13-vjeçare, e cila doli menjëherë në ballkon, aty ku ndodhej edhe bombola e gazit.

Fatmirësisht, ndërhyrja në kohë e shërbimit zjarrfikës të bashkisë Finiq, bëri të mundur të shuhej zjarri, dhe të shpëtonin vajzën 13-vjeçare.

Nga zjarri pati vetëm dëme materiale, ndërsa po vijon puna për zbardhjen e plotë të shkakut.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb