Mesut Ozil brenda një dite ka thyer heshtjen dhe duke reaguar në lidhje me kritikat dhe në fund duke dhënë dorëheqjen nga Kombëtarja Gjermane.
Në letrën e tij ku njofton për largimin e pashmangshëm nga Kombëtarja gjermane, Ozil thotë se në sytë e presidentit të Federatës së Futbollit të Gjermanisë (DFB), Reihard Grindel, dhe tifozëve gjermanë, ai është gjerman kur fiton, ndërsa kur humb është emigrant.
“Jam gjerman kur fitojmë, por jam emigrant kur humbim. Kjo edhe pse paguaj taksa në Gjermani, dhuroj donacione në shkollat gjermane dhe e fitova Kupën e Botës me Gjermaninë më 2014, unë ende nuk pranohem në shoqëri”, shkruan Ozil në Twitter.

“Në vitin 2015 u shpalla Ambasador i Futbollit Gjerman. Por, natyrisht nuk jam gjerman…? a ka kritere për të qenë plotësisht gjerman të cilat s’i plotësoj? Miqve të mi, Lucas Podolskit dhe Miroslav Kloses kurrë nuk iu referohen si polako-gjermanë, pse unë jam turko-gjerman? Sepse jam turk? Sepse jam mysliman? Jam lindur dhe edukuar në Gjermani, prandaj përse njerëzit nuk e pranojnë se jam gjerman?”,-u shpreh Ozil.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb