KABUL-Të paktën 11 persona kanë humbur jetën pas një shpërthimi në aeroportin e Kabulit. Ngjarja në fjalë ndodhi pak pasi avioni me të cilin udhëtoi zëvendëspresidenti afgan Rashid Dostum, teksa ishte kthyer nga një vizitë në Turqi.

Autoritetet afgane bëri me dije se 48 persona kanë mbetur të plagosur, ndërkohë që disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.

Mësohet se mes të vdekurve janë edhe truprojat e zëvendëspresidentit Dostum. Fill pas ngjarjes ky i fundit pohoi se bëhet fjalë për një shpërthim vetëvrasës.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: