SHKODËR- Shtatë persona mbetën të plagosur nga një shpërthim sot në Shkodër. Dyshohet se një sasi eksplozivi u vendos në një motoçikletë pranë një ndërtese dy katëshe në lagjen “Rus” ku ndodhet edhe selia e shoqatës së pakicave serbe.

Policia vijon hetimet për zbardhjen e ngjarjes dhe nuk dihet ende se kush ishte shënjestra e këtij atentati. “BalkanWeb” ka arritur të sigurojë emrat e 6 personave që mbetën të lënduar, 2 prej tyre janë më rëndë dhe janë dërguar në Tiranë për mjekim më të specializuar, ndërsa 5 të tjerë ndodhen në spitalin e Shkodrës.

TË PLAGOSURIT
Arjola Gjonaj, 31 vjeçe,
Pjetër Arra, 53 vjeç,
Gentian Suca, 40 vjeç,
Ditmir Myftia, 32 vjeç,
Pjetër Daka, 60 vjeç,
Lulzim Kullaj 42 vjeç,
Gardosileviç Roikq 50 vjeç

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: