MEKSIKË- Rritet bilanci i viktimave nga shpërthimi i fuqishëm që ndodhi në një depo fishekzjarrësh në Meksikë. Të paktën 24 persona kanë humbur jetën dhe mbi 40 të tjerë janë plagosur.

Ngjarja ndodhi dje rreth 30 kilometra larg Meksiko Sitit, Tultepec, në vendin e njohur si kryeqyteti i mjeteve piroteknike në këtë shtet.

Mediat e huaja raportojnë se mes viktimave janë 4 zjarrfikës dhe 5 zyrtarë të policisë. Deri më tani nuk dihen rrethanat e ngjarjes, ndërsa po vijojnë hetimet.
C_2_fotogallery_3089269_0_image (1)

C_2_fotogallery_3089269_5_image

C_2_fotogallery_3089269_4_image

C_2_fotogallery_3089269_3_image

C_2_fotogallery_3089269_2_image

C_2_fotogallery_3089269_1_image
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: