Liderët botërorë kanë reaguar pas shpëtimit të 12 futbollistëve dhe trajnerit të tyre, që ishin ngujuar prej 17 ditësh në një shpellë në Tajlandë. Presidenti i SHBA-ve Donald Trump deklaroi se shpëtimi i fëmijëve ishte një moment shumë i bukur, ndërsa përgëzoi autoritetet tajlandeze për operacionin e kryer me sukses.

“Një moment shumë i bukur shpëtimi i fëmijëve. Përgëzime nga SHBA për operacionin e suksesshëm”, -tha Trump.

Ndërkohë, kancelarja gjermane Angela Merkel tha: “Kaq shumë për të admiruar për guximin e këtyre djemve”. Sakaq, kryeministrja britanike Theresa May shprehu gëzim për operacionin që përfundoi me sukses.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb