BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Shqiperi
23 Dhjetor 2010 - 22:20 | LAJME
TRANSLATE
 
Kriza, Berisha: Hetimi sipas ligjit, Ruci: Duam pėrgjigje pėrfundimtare
Kriza, Berisha: Hetimi sipas ligjit, Ruci: Duam pėrgjigje pėrfundimtareTIRANE-  Ne Kuvend vazhdon seanca maratonė qė prej orės 11:00. Pėrreth 3 orė, kryeministri Berisha dhe kreu i grupit tė PS, Gramoz Ruci kanė debatuar nė lidhje me mocionin pėr raportin e Komisionit Europian. Berisha e cilėsoi kėtė mocion tė PS, njė aktakuzė ndaj vetė atyre, ndėrsa u tha deputetėve socialistė se janė keqpėrdorur nga lideri i tyre, Edi Rama. Ndėrkaq, Ruci deklaroi se qeveria duhet tė nxjerrė pėrgjegjėsitė nga raporti i KE, dhe jo tė shantazhojė e tė shpifė kundėr opozitės. Nė rend tė ditės ėshtė parashikuar edhe ngritja e komisionit hetimor pėr hetimin e zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009.

BALLA: BERISHA MBETET NJĖ KOMUNIST I PAREFORMUAR
Ora: 22:25- Deputeti socialist, Taulant Balla gjatė fjalės sė tij nė Kuvend akuzoi kryeministrin Berisha duke e bėrė pėrgjegjės pėr situatėn e rėndė nė tė cilėn ndodhet sot Shqipėria.
Duke paraqitur fotot e kryeministrit me tė birin e diktatorit komunist Enver Hoxha, Balla tha se arsyeja pėrse vendi nuk zhvillohet, ėshtė pikėrisht prirja diktatoriale e Berishės.
“U bėre servil, u bėr hileqar dhe kjo ėshtė prova se ti, Sali Berisha mbetesh njė komunist i pareformuar. Kjo ėshtė arsyeja pėrse Shqipėria nuk mori statusin e vendit kandidat. Nuk mund tė drejtohet vendi nga njė kryeministėr qė i thoshte Ramiz Alisė: “O shoku Ramiz, ėshtė herėt pėr t’i dhėnė Shqipėrisė pluralizmin”, theksoi Balla.
Nė lidhje me raportin e Dik Marty, deputeti socialist ka bėrė pėrgjegjėse qeverinė dhe nė vecanti ministrin e Brendshėm Lulzim Basha, pėr hartimin e raportit me akuza ndaj lidershipit kosovar.
“E ke shumė tė lehtė tė gjesh spiunin e Dick Marty, pasi kalin e Trojės e ke nė qeveri. Ai ėshtė Lulzim Basha, qė ka pėrgatitur dosjet kundėr luftėtarėve tė UCK-sė.”, u shpreh Balla.

RUCI: SOT DUAM PĖRGJIGJE PĖRFUNDIMTARE, PĖR ZGJIDHJEN E KRIZĖS
Ora: 20:00- Menjėherė pas fjalimit tė gjatė tė kreut tė qeverisė, nė foltoren e Kuvendit u ngjit kreu i grupit kuvendor socialist, Gramoz Ruci, i cili nė replikė me kryeministrin Berisha, akuzoi mazhorancėn se nuk po reflekton pėr refuzimin qė Bashkimi Europian i bėri Shqipėrisė, lidhur me statusin e vendit kandidat.

“Kur njė shteti i refuzohet statusi dhe kur opozita ofron njė alternativė, pėrsėri ajo kundėrshtohet nga mazhoranca. Mazhoranca nė vend qė tė ulė kokėn e tė kėrkojė ndjesė pėr refuzimin, tė ulet e tė nxjerrė pėrgjegjėsitė, nė vend qė tė korrigjojė dhe tė fitojė kohėn e humbur fajėson, akuzon, shantazon dhe baltos opozitėn e vendit” u shpreh Ruci.

Ndėrsa theksoi se opozita kėrkon gjithcka qė kėrkojnė rekomandimet e Komisionit Europian, Ruci pėrsėriti arsyet dhe argumentet e opozitės pėr ngritjen e komisionit hetimor qė do tė bėjė transparencėn e materialeve zgjedhore.

“Zoti Berisha, e thėnė troc cfarė duam, ne duam kutitė e materialeve, pa hapur kutitė. E kemi bėrė tė qartė, tė akuzojmw ty dhe pushtetin tėnd pėr manipulimin e listave tė zgjedhėsve nė qendrat e votimit. Tė denoncojmė ty qė ke regjistruar njerėz tė cilėt nuk ekzistojnė nė qendrat urbane. Sė dyti, ne kėrkojmė tė hetojmė qė mijėra zgjedhės kanė votuar pa kartė identiteti. Sė treti, kėrkojmė tė shikojmė sasinė e kartave tė identitetit qė janė regjistruar nė listat e zgjedhėsve. Sė katėrti, kėrkojmė tė shikojmė kartat e identitetit false. Emigrantėt figurojnė se kanė votuar, kur sistemi SIM tregon se nuk kanė hyrė nė Shqipėri nė muajin qershor” theksoi Ruci.
“Sot duam pėrgjigje pėrfundimtare, keni apo nuk keni vullnet pėr tė zgjidhur krizėn” pėrfundoi Ruci, duke ju drejtuar deputetėve demokratė.

BERISHA-OPOZITĖS: SHPENZUAT PARA PĖR TĖ BLLOKUAR VIZAT
ORA 19:00-
Kryeministri Berisha i ėshtė bashkuar mocionit me debat qė po diskutohet nė Kuvend rreth orės 18:00. Gjatė fjalės sė tij kreu i qeverisė deklaroi se heqja e vizave nuk ka qėnė e lehtė pėr Shqipėrinė, pasi vendi vetėm para 7 vitesh sundohej nga bandat mė tė rrezikshme tė botės.
“Heqja e vizave nuk ishte njė vendim i lehtė pėr vendet antare tė BE, sepse pėr njė kohė 7-8 vjecare ky vend sundohej nga bandat mė tė egra dhe mė tė rrezikshme nė botė. Nė kėtė vend priteshin koka njėrėzish. Nuk ishte e lehtė heqja e vizave, sepse vetėm 5-6 vjet mė parė nė kėtė vend, njė post dtrejtori nė polici shitjej me 100 mijė euro”,- tha Berisha. 

Duke akuzuar opozitėn se ka penguar procesin e liberalizimit tė vizave, Berisha u shpreh se edhe greva e urisė nuk kishte qėllim hapjen e kutive, por pengimin e vizave. “Njė opozitė si nė asnjė vend tjetėr tė botės, bėri cdo gjė pėr tė bllokuar vizat. Ju u angazhaut nė njė proces anti viza. Greva e urisė, nuk ishte greva e kutisė, ishte greva e vizave”, tha kryeministri.

“Veprim antikombėtar dhe anti njerėzor”, e quajti Berisha tentativėn e socialistėve pėr tė penguar procesin e liberalizimit tė vizave. Berisha deklaroi nė sallėn e kuvendit se socialistėt shpenzuan para pėr tė penguar vizat. “U keqėpėrdorėt nė shkallėn mė ekstreme kundėr njė tė drejtėe jetike tė qytetarėve shqiptarė shpenzuat para pėr tė krijaur nė PE, klane qė do pengonin procesin e vizave”.

Nė lidhje me ngritjen e komisionit hetimor kryeministri Berisha deklaroi se “ėshtė i hapur tė bashkėpunojė me opozitėn dhe t'i japė asaj shumicėn nė komisionin hetimor”, por sic tha ai “hetimi pėr zgjedhjet nuk mund tė bėhet pa fakte e prova”. Kryeministri shtoi se mazhoranca ėshtė dakort tė votojė ngritjen e komisionit hetimor por sic tha ai “ju pranoni gjuhėn e ligjit ne jemi dalkort tė votojmė ngritjen e komisionit hetimor”.

NISHANI: OPOZITA NUK OFROI KONSENSUS PĖR INTEGRIMIN E VENDIT
ORA 17:50- Ministri i Drejtėsisė, Bujar Nishani, u shpreh sot nė Kuvend se opozita nuk ofroi konsensus pėr procesin e integrimit tė vendit. "Shqipėria nuk e mori statusin e vendit kandidat, se ky proces kėrkonte konsensus politik, qė opozita shqiptare nuk e ofroi", u shpreh ministri Nishani gjatė mocionit me debat qė po zhvillohet nė Kuvend rreth raportit tė fundit tė BE-sė pėr Shqipėrinė.

Por, tha ai, qeveria realizoi projektin e madh tė liberalizimit tė vizave, duke pėrmbushur pėr kėtė qėllim detyrimet, si lufta kundėr kriminalitetit, kundėr trafiqeve, kundėr evazionit fiskal, etj.
"Qeveria e realizoi kėtė detyrim, duke luftuar bandat kriminale, tė cilat i ēoi nė dyert e drejtėsisė dhe kjo e bėri qeverinė tė besohet pėr vizat. Qeveria punoi pėr tė shkatėrruar perandorinė e evazionit fiskal, duke krijuar besueshmėrinė e funksionimit tė institucioneve. Ne arritėm tė fitojmė besimin e Europės dhe t'u japim besimin shqiptarėve", u shpreh Nishani nė seancėn e sotme tė Kuvendit.

STATUSI KANDIDAT, AKUZA TĖ NDĖRSJELLTA PD-PS
ORA: 16:14-
Ka nisur nė Kuvend pjesa e seancės maratonė tė ditės sė sotme, mocioni me debat pėr raportin e Komisionit Europian pėr Shqipėrinė. Pozita dhe opozita kanė pėrdorur akuza tė ndėrsjellta mes tyre. Replika mes deputetit socialist Erjon Brace dhe kryetares sė Kuvendit, Jozefina Topalli.
Deputeti socialist, Erion Braēe tha gjatė fjalės sė tij se BE refuzoi aplikimin personal tė Berishės, dhe se raporti analitik tregon qė pushteti politik refuzon parimet e Europės. Braēe tha se qeveria po i mohon cdo shqiptari, Shqipėrinė europiane.

“Kjo nuk ėshtė demokraci funksionale, ky nuk ėshtė pushteti i popullit, ky ėshtė pushteti i vjetėr, pushteti i elitės sė korrupsionit. Askush nga ne nuk e kuron apo pėrmirėson dot mė qeverinė e korruptuar tė Sali Berishės. Qeveria e Berishės ėshtė thelbi i sistemit kriminal tė korrupsionit nė kėtė vend . Qeveria duhet luftuar me vendosmėri dhe me ndershmėri.” u shpreh Brace. 

Ndėrkohė, kryetarja e Kuvendit akuzoi opozitėn pėr mos votimin e ligjeve qė sipas saj do ti siguronin vendit statusin e vendit kandidat pėr nė BE.
“Qeveria, mazhoranca, parlamenti kanė votuar cdo ligj qė kėrkohet pėr vizat. Tė gjitha ligjet, pėr fat kėrkonin vetėm shumicėn e thjeshtė, nuk vareshin nga votat e opozitės, prandaj ja dolėm morėm heqjen e vizave sepse kjo varej vetėm nga ne. Nuk morėm statusin sepse varej edhe nga ju, nuk morėm statusin se ju bojkotuat, se nuk votuat. Ju nuk votuat lėvizjen e lirė sepse Rama nuk donte heqjen e vizave,sepse sipas tij kjo do tė shtonte mbėshtetjen pėr Sali Berishėn” tha kryeparlamentarja. 

Maxhoranca ka hartuar njė rezolutė pėr integrimin, qė do ta kalojė nė Kuvend dhe i bėn thirrje opozitės ta votojė, pėr tu bėrė pjesė e reformės integruese.

LESKAJ: RAPORTI I KE-sė KĖRKON KONSENSUS PĖR REFORMAT
ORA 16:00 Grupi parlamentar i Partisė Socialiste ftoi sot maxhorancėn qė tė votojė njė projektrezolutė ku kėrkohet angazhimi pėr transparencėn e zgjedhjeve tė 28 qershorit 2009 dhe pėr ēėshtjet e integrimit. Duke paraqitur mocionin nė emėr tė grupit tė PS-sė, Leskaj tha se ky raport kėrkon reforma tė mėdha, qė mund tė arrihen vetėm me konsensus. "Ne kemi kemi ardhur me njė ofertė konkrete, me njė rezolutė qė nėse keni vullnetin ta miratojmė sė bashku pėr t'i hapur rrugėn zgjidhjes sė krizės politike dhe integrimit europian tė vendit", tha ajo.

Sipas saj, raporti nė fjalė veē njė analize realiste tė situtatės nė vend ėshtė dhe "njė zile alarmi" dhe shėrben si udhėrrėfyes, tė cilit Shqipėria duhet t'i referohet pėr arritjen e objektivave drejt BE-sė. Leskaj tha se kemi pritur njė reflektim serioz nga qeveria ndaj raportit, qė nuk zgjodhi rrugėn e analizės serioze, por rrugėn e refuzimit tė tij. "Qeveria nuk ka bėrė njė proces pėrfshirės qė tė ftojė opozitėn dhe tė gjithė aktorėt e tjerė, pėr t'i hapur rrugėn integrimit tė vendit, por ajo u pėrpoq ta bėnte opozitėn pjesė tė problemit dhe jo tė zgjidhjes, duke i faturuar asaj dėshtimin", tha deputetja e PS-sė.

Deputetja socialiste u shpreh se krizėn nė vend nuk e prodhoi opozita, por manipulimi i zgjedhjeve dhe refuzimi i transparencės. "Ju e vini gishtin tek kriza qė tė bėni pėrgjegjėse opozitėn, por problemi nuk ėshtė ligjor, por politik dhe zgjidhja kėrkohet nė aspektin politik. Ne sot kėrkojmė njė hetim tė bazuar mbi rezolutėn e Parlamentit Europian qė zgjidh tė ardhmen e zgjedhjeve nė Shqipėri", tha Leskaj.

KUVEND, NIS DEBATI PER MOCIONIN ME DEBAT TE RAPORTIT KE
Ora 14. 00 Nis diskutimi pėr mocionin me debat mbi raportin e KE. Deputeti Gazmend Oketa deklaroi se “Opozita shqiptare ka braktisur llogoren ku duhej tė qėndronte, c’ka ka dėmtuar jo vetėm atė, por dhe interesat e vendit” Sipas tij gjatė kėtyre 18 muajve pėrvec protestave, bojkotit nė parlament, PS nuk la foluar asnjė fjalė tė vetme pėr kodin zgjedhor apo pėr procesin administrativ, tė domosdoshme pėr mbarėvajtjen e zgjedhjeve tė 2011. Diskutimi nisi pas tre orė debatesh mes opozitės dhe maxhorancės, pro dhe kundėr aktit normativ pėr pensionet e ish-ushtarakėve. Nė pėrfundim tė diskutimeve, akti normativ do tė hidhet nė votim.

INCIDENTI NE KUFI, VOKSHI: DO FLAS PAS VENDIMEVE TE INSTITUCIONEVE
Ora 12: 30
Deputetja demokratike Albana Vokshi shpjegon nė parlament heshtjen pėr incidentin me policėt kosovarė nė kufirin me Kosovėn. “Kam heshtur e nuk kam folur sepse jam me origjine kosovare. Kam heshtur pėr shkak tė situatės kritike delikate nė Kosovė dhe pres vendimet e institucioneve. Pas dy vendimeve tė turpshme, Gjykata e Lartė ka gjetur dhe regjistruar 8 shkelje ndaj meje. Policia ka hetuar shkeljet qė mė janė bėrė. Shumė shpejt do dalė nė dritė ajo qė kam bėrė”- tha Vokshi

CUKO i PS-se NISHANIT: KE QENE KOMUNIST, REPLIKON: GENJEN
Ora 12. 14 Deputeti socialist Arben Cuko, ish- ushtarak, deklaroi se ministri i Drejtėsisė, Bujar Nishani ka qenė komunistėt.
“Nga 300 veta ushtarakė qė ka qenė kursi tre vetė qė kanė qenė komunist, njė ndėr ato tre ke qenė ti”. Nishani replikėn: Nuk kam qenė komunist dhe nuk jam bėrė ndonjėherė. Atėherė
nuk kisha aftėsi pėr tė bėrė karrierė.. sepse bekgraundi i familjes time nuk lejonte qė unė tė bėhesha komunist. Te kane gėnjyer me mesazh dhe gėnjeve.”

LUTAJ: S'KENI BERE ASGJE PER ISH-TE PERNDJEKURIT, NISHANI: BEME ME SHUME SE PS
Ora 11: 50
Deputeti socialist Pirro Lutaj akuzoi qeverinė se nuk ka bėrė asgjė pėr pėrmirėsimin e jetės sė qytetarėve. “ Ish tė pėrndjekurit, ish pronarėt, tė gjitha shtresat janė nė rrugė duke protestuar ligjet dhe aktet normative qė keni votuar vetė”. Ai tha se ky akt normativ “antidemokratik” do shfuqizohet me ardhjen e opozitės nė qeveri.
Nė replikė ministri i Drejtesise Bujar Nishani tha se kėto shtresa shoqėrore janė nė qendėr tė vėmendjes sė politikės qeverisėse. “Vetėm nė 5 vitet e fundit pėr shtresėn e ish tė pėrndjekurve politikė janė miratuar dhe vėnė nė funksionin 250 mln dollarė, 30 mln u janė shpėrndarė familjeve tė tyre.”- tha Nishani. Sipas tij kjo ndodhi “vetėm pas 8 vitesh qeverisjes socialiste tė cilėt nuk kujtuan asnjė ditė tė vetme pėr kėtė kategori shoqėrore. Mbėshtetje i ėshtė dhėnė dhe shtresave tė ish pronarėve.”

MAJKO REPLIKON ME BODEN: LIGJIN BOMBE TE 2005, E VOTUAT DHE JU
Ora 11: 30
Deputeti i Partisė Socialiste dhe ish-ministri i Mbrojtjes Pandeli Majko nė replikė tha se ligji pėr pensionet e ish- ushtarakėve i 2005, pėr tė cilin ministri Bode e quajti bombė pėr sistemin e sigurimeve nė Shqipėri” , “ishte miratuar me 100 pėrqind tė votave,pėrfshi edhe vetė ministrin Bode.”

AHMETAJ: AKTI NORMATIV NEPERKEMB ISH USHTARAKET, BODE: PO GENJENI
Ora 11.30 Deputeti socialist Arben Ahmetaj deklaroi se akti ėshtė “i padrejtė” dhe “nėpėrkėmb” ish ushtarakėt e ish-policėt tė cilėt kanė sakrifikuar jetėn e tyre.
Nga ana e tij Miministri i Financave Ridvan Bode mbrojti aktin normativ dhe ftoi deputetėt tė votojnė. Sipas tij ky akt nuk prek pensionet e tė gjithė ushtarakėve, apo policėve por vetėm njė kategorie ish ushtarakėsh tė cilėt kanė dalė nė pension tė parakohshėm.
Ai akuzoi PS se pėr 8 vjet nė qeveri nuk ka bėrė asgjė pėr kėtė shtresė sociale dhe kėrkon tė pėrfitojė politikisht duke keqinformuar. "Nuk pėrputhet me tė vėrtetėn e pensioneve tė ushtarakėve dhe tė vėrtetėn e pensioneve nė tėrėsi. Nuk ėshtė fjala pėr pensionet e ish ushtarakėve apo ish policėve. Ata janė diku te 30 mijė, por bėhet fjalė pėr 7400 ish ushtarakė tė dalė nė pension nė mėnyrė tė parakohshme. Tė gjithė ata tė rinj e pleq qė kishit nxjerrė para parlamentit nuk kanė tė bėjnė me aktin normativ. I keni gėnjyer, i keni mashtruar” nėnvizoi Bode.

SOT DISKUTOHET KOMISIONI HETIMOR, AKTI NORMATIV PER USHTARAKET, MOCIONIN E DEBATIT  
Kuvendi pritet tė diskutojė sot nė seancėn e fundit, pėr ngritjen e komisionit hetimor parlamentar pėr zgjedhjet e 28 qershorit 2009. Seanca parlamentare pritet tė jetė e gjatė pasi nė rend tė ditės do tė jenė dhe dy cėshtje tė tjera tė rėndėsishme: Mocioni me debat pėr raportin e Komisionit Evropian e thirrur nga deputetėt PS dhe akti normativ pėr pensionet e ushtarakėve.
Opozita u ka premtuar ushtarakėve se do tė jetė nė krah tė tyre dhe do ta kundėrshtojė kėtė akt, pėr tė cilin shoqata kombėtare ka shprehur vėrejtje dhe e ka cilėsuar antikushtetuese.
"Gazeta Shqiptare" duke cituar burimet nga Kuvendi, informon se nė seancėn e sotme janė hequr nga rendi i ditės tė gjitha marrėveshjet e projektligjet, qė presin deri nė fillimin e sesionit tė janarit.

(s.g/e.n/m.a/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
25 Korrik 2014
Nishani takon Mogherinin: Statusi, mirënjohje Italisë për mbështetjen
Presidenti i Republikës, Bujar Nishani priti sot në një takim Ministren e Punëve të Jashtme të Italisë, Federica Mogherini, e cila po zhvillon një vizitë në Shqipëri në kuadër të mbajtjes së Presidencës italiane në Bashkimin Evropian
KOMENTO (1)
       Kosova
25 Korrik 2014
Mustafa: Kosovën shtet pa shtet, presidentja bën sehir!
Sipas kryetarit të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafa, Kosova duket sot si “shtet pa shtet”
KOMENTO
       Rajoni
25 Korrik 2014
Maqedoni, Mogherini: Italia rëndësi integrimit të Ballkanit Perëndimor
Italia, që ka presidencën e radhës të BE-së, parapëlqen të flasë më shumë për integrimin e Ballkanit Perëndimor sesa për zgjerimin e këtij të fundit në union, deklaroi ministrja e Jashtme e Italisë, Federica Mogherini
KOMENTO
       Bota
25 Korrik 2014
Izraeli hedh poshtë propozimin e Kerry për armëpushim
Izraeli ka hedhur poshtë propozimin e paraqitur nga Sekretari amerikan i Shtetit John Kerry për një armëpushim mes ushtrisë izraelite dhe militantëve të Hamasit në Rripin e Gazës
KOMENTO
       Sport
25 Korrik 2014
Ankohen tifozët, Tare: Iki nëse nuk ju bind
Pas negociatash të gjata me klubin e Lacios, mbrojtësi Davide Astori bëri një kthesë të papritur dhe vendosi të transferohet te rivalët e kryeqytetit, Roma. Kalimi i tij u bë zyrtar dje dhe u konfirmua nga vetë Kaljari. Por, mbrëmjen e kaluar, pasi kishin dëgjuar mundësinë që do të vishej verdhekuq, me dhjetëra tifozë lacialë shkuan në hotelin ku është grumbulluar klubi i tyre dhe patën një takim me drejtorin sportiv, Igli Tare
KOMENTO
       Kulture
25 Korrik 2014
Bardhyl Londo: Irritimi i Kadaresë, jo me Nasho Jorgaqin, por me librin
Për mua nuk është e rëndë sishme se kur është shkru ar libri, pasi për mua e rëndësishme është se si është shkruar ai. Megjithatë, jam i prirur të besoj dhe madje jam i bindur, që libri "Mjegullat e Tiranës" është shkruar pikërisht në atë periudhë, domethënë më 1958. Kadare irritimin nuk e ka me Jorgaqin, por me veprën". Bardhyl Londo jep mendimin e tij për debatin Kadare-Jorgaqi
KOMENTO
       Metropol
25 Korrik 2014
Ja fotografia e parë e kryeministrit Rama me të voglin e tij Zaho- FOTO
Kryeministri Edi Rama ka postuar në rrjetin social “Facebook” fotografinë e parë me vogëlushin e tij Zaho, i cili erdhi në jetë disa orë më parë. Kryeministri duket tepër i lumtur teksa mban në krahë të voglin e tij
KOMENTO (1)
       Teknologji
25 Korrik 2014
“Facebook” regjistron tė ardhura rekord
Themeluesi i Facebook, Mark Zuckerburg duhet tė ketė njė buzėqeshje tė madhe nė fytyrė.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Bota ne nje minute, fotot top te dites
 
 
BALKANWEB.TV
Aurel Plasari shkarkohet nga detyra si drejtor i Bibliotekės Kombėtare
 
 
BALKANWEB.TV
“50 hijet e Grey”, ja trajleri i filmit
 
 
BALKANWEB.TV
Meta shtron iftar: Bashkėjetesa fetare, njė nga vlerat tona si komb
 
 
BALKANWEB.TV
Pėrurohen mjediset e Qendrės Albanologjike, Arvizu: Projekti, mundėsi pėr ruajtjen e vlerave
 
 
BALKANWEB.TV
300 ditėt e Ministrisė sė Transporteve, Haxhinasto: Reforma nė ligjin e prokurimeve publike
 
 
BALKANWEB.TV
Vrasja e trefishtė nė Korēė, 50-vjeēari qėlloi me 15 plumba
 
 
BALKANWEB.TV
Punimet te blloku “Sadik Petrela", Basha: Shumė projekte janė bllokuar nga Rama
 
 
BALKANWEB.TV
Ahmetaj: Sfidė pėr 300 ditėt e ardhshme, zhvillimi i zonave industriale
 
 
BALKANWEB.TV
Bojkotuan votimet nė Kuvend, Doshi: Ishim nė ditėlindjen e deputetit Frroku
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama promovon Ndokėn, pas sulmit ndaj opozitės e vė nė rreshtin e parė
 
 
BALKANWEB.TV
Greqi, Venizelos takon Dulen: Minoritetet tė kenė mundėsi tė vetėqeverisen
 
 
BALKANWEB.TV
Zbardhet vjedhja 6 miliardė lekė nė BSH, punonjėsi i bankės: I humba nė bixhoz
 
 
BALKANWEB.TV
LDK-AAK-NISMA: Vendimi i Gjykatės nuk na ndal
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė Gjyqėsor, Arvizu takon deputetėt e PD: Qasja mė efektive, gjithėpėrfshirja
 
 
 
 
FOTOGALERI
Ezeli pushime luksoze me tė dashurėn nė Bodrum
 
 
FOTOGALERI
Melankolia e maceve nė dritare
 
 
FOTOGALERI
Sharon Stone nė Itali per filmin e ri ‘Njė vajzė flori’
 
 
FOTOGALERI
Deputetėt parkojnė keq, polici vendos gjoba
 
 
FOTOGALERI
Messi ne Itali pėr Dolce e Gabbana
 
 
FOTOGALERI
Charisma Carpenter, artistja e ‘Buffy’ plotėsisht nudo pėr ditėlindje
 
 
FOTOGALERI
Pamela Prati, foto hot per fansat
 
 
FOTOGALERI
Belen dhe DeMartinez tė pėrqafuar nė pishinė
 
 
FOTOGALERI
Majmun fluturues dhe skelet sirene, foto qė iu pėrgjigjen pyetjeve tuaja
 
 
FOTOGALERI
Kinė, parkim i veēantė pėr femra
 
 
FOTOGALERI
Shqipėria, nė sytė e gazetarit italian tė “La Repubblica”
 
 
FOTOGALERI
Selfie me Mbretėreshėn, Elizabeth II e tepėrta nė foto
 
 
FOTOGALERI
Melissa Satta, super seksi pas lindjes sė djalit
 
 
FOTOGALERI
Cameron Diaz zhgėnjen me pamjen e saj
 
 
FOTOGALERI
Tjetėr transformim i Charlize Theron
 
 
FOTOGALERI
Shpati ēmendet pas gjoksit tė Fjolla Morinės
 
 
FOTOGALERI
“50 hijet e Grey”, ja skenat e para tė filmit
 
 
FOTOGALERI
Itali, ura shembet mbi kamion, asnjė i plagosur