BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Shqiperi
04 Dhjetor 2011 - 16:53 | LAJME
TRANSLATE
 
Kush ishte ‘plaku i urtë’ Sabri Godo?
Kush ishte ‘plaku i urtë’ Sabri Godo?TIRANE-Sabri Godo, konsiderohet si një nga figurat dhe personazhet më të rëndësishëm të politikës shqiptare në 20 vitet e fundit. Ai u nda nga jeta të shtunën në moshën 82-vjeçare, pas një sëmundje të rëndë në mushkëri.

Sabri Godo ishte një ndër politikanët më të njohur në Shqipëri, shkrimtar dhe skenarist. I lindur në Delvinë më 8 gusht 1929, dhe pasi kreu shkollën fillore në vendlindje, Godo e vazhdoi të mesmen në Tiranë, të cilën e la në gjysmë në vitin e tretë, pasi mori pjesë në luftën antifashiste, nga 15 korriku i vitit 1943 deri në maj 1945, kur u kthye nga Jugosllavia.

Godo u largua nga Shqipëria së bashku me nënën e tij pasi përndiqej politikisht. Ka patur një veprimtari të ngjeshur në publicistike, veçanërisht në revistën "Hosteni", ku ka botuar mbi tri mijë faqe fejtone e shkrime kritike me pseudonime.

Në janar të vitit 1991 Sabri Godo themeloi Partinë Republikane të Shqipërisë të cilen ai e drejtoi për shtatë vite me radhë. Aktualisht ishte kryetar i Asamblesë Kombëtare të kësaj partie. Ka qenë deputet i Kuvendit të Shqipërisë në dy legjislatura, ku ka ushtruar detyrën e kryetarit të Komisionit të Çështjeve Sociale dhe të atij të Politikës së Jashtme,si dhe ka dhënë gjithashtu një kontribut të madh për sa i përket hartimit të Kushtetutës së Shqipërisë.
Ndër veprat e tij artistike përmenden romanet dhe tregimet e tilla si: "Plaku i Butkës", Roman historik (1966); Ali Pashë Tepelena, roman 1970, Zëra nga burime të nxehta, tregime (1972); "Intendenti", tregim (1973); "Skënderbeu (1975), "Prova e zjarrit", roman (1977); "Kohët që shkojnë, kohët që vijnë", reportazhe (1985); "Ujërat e qeta", roman, (1988); "Koha e njeriut", roman (1990), "Udhëtari", roman (2009) dhe skenarë “Dritat e qytezës”, (1983).

Ndonëse jo me një angazhim politik të drejtpërdrejtë, prej shumë vitesh, z. Godo ishte aktiv në të gjitha momentet kritike apo debatet për shumë situata që kalonte vendi.

Para viteve '90 Sabri Godo ishte i njohur përmes disa veprave si shkrimtar, ku romanet historikë, "Skënderbeu" dhe "Ali Pashë Tepelena", janë ndër më të rëndësishmet. Ndërsa, me përmbysjen e regjimit komunist, gjatë historisë 20 vjeçare të pluralizimit, ai do të ishte një nga figurat më me peshë në vend. Themelues i Partisë Republikane në vitin 1991 dhe dy herë deputet i parlamentit shqiptar, z. Godo është ndër hartuesit e Kushtetutës së vendit.

Ai do të tërhiqej nga drejtimi i republikanëve, duke ruajtur pozicionin e Presidentit të Nderit të Asamblesë së Partisë Republikane, ndërkohë që angazhimi i tij publik do të mbetej i fortë.

Në shumë çështje të debatuara apo situata kritike mendimi i tij do të kërkohej për të rivendosur ekuilibrat dhe për të ofruar zgjidhjet e matura, duke përftuar kështu me te drejte dhe vlerësimin “Plaku i urtë”.

(d.b/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
18 Shtator 2014
Rama: Terrorizmi kërcënim për botën e Ballkanin, në përkrah BE e SHBA
Kryeministri i vendit Edi Rama, foli sot në nisje të seancës së Kuvendit për samitin e NATO-s në Wells dhe pikat kryesore të bisedimit. Rama shprehu edhe njëherë vullnetin e Shqipërisë për të qëndruar dhe kontribuar për të gjitha problemet që shqetësojnë aleancën dhe sigurinë në botë
KOMENTO
       Kosova
18 Shtator 2014
Dështon zgjedhja e kryetarit të Kuvendit të Kosovës
Zgjedhja e kryetarit të Kuvendit bëhet me të paktën 61 vota të deputetëve. Me zgjedhjen e tij, përfundon procedura e konstituimit të Kuvendit dhe i hapet rruga formimit të qeverisë së re të Kosovës
KOMENTO
       Rajoni
17 Shtator 2014
Greqi, Athanasiu letër Lagarde: Na jep detaje për kërcënimet që ke marrë
Ministri grek i drejtësisë, Haralambos Athanasiu, me një letër drejtuar drejtoreshës së përgjithshme të FMN, Christine Lagarde, kërkon më shumë informacione lidhur me referimet e saj, gjatë një interviste për gazetën “Financial Times”
KOMENTO (7)
       Bota
18 Shtator 2014
Clinton: Skocia të jetë pjesë e Britanisë Madhe
‘Skocia duhet të jetë pjesë e Britanisë së Madhe’. Kështu është shprehur në një deklaratë ish-presidenti amerikan, Bill Clinton, i cili më tej shtoi se Skocia mund të dërgojë një "mesazh të fuqisë" së bashkimit për pjesën tjetër të botës
KOMENTO
       Sport
18 Shtator 2014
Barca e zbehtë kundër qipriotëve. Ajaxi ndal PSG-në
Një skuadër e ‘zbehtë’ është treguar Barcelona përballë klubit qipriot APOEL Nicosia, duke shënuar vetëm një gol ndaj këtyre të fundit. Goli i vetëm në ndeshje u realizua në pjesën e parë nga Gerard Pique (28’)
KOMENTO
       Kulture
18 Shtator 2014
Java e modës në Milano, eventi përmes fotografive
Dje nisi Java e Modës në Milano. BalkanWeb siguron foto nga ky event i rëndësishëm i modës në sajë të fotografit Ervin Shulku. Në këtë event të rëndësishëm që ndiqet në mbarë botën kanë mbizotëruar kapelat
KOMENTO
       Metropol
18 Shtator 2014
Zbulohet çifti i skeleteve të kapur përdore
Një skelet i varrosur në shekullin e 14-të, në faltoren Shën Morrell të Hallaton-it u zbulua pak ditë më parë, por më e pazakonta ishte pozicioni i tyre. Çifti ende mbahej dorë për dore
KOMENTO
       Teknologji
18 Shtator 2014
iPhone 6 renditet e 17-ta për sa i përket performancës së harduerit
Duke qenë se iPhone 6 dhe iPhone 6 Plus janë telefonat më të fundit inteligjentë nga Apple, pritej që kompania të përfshinte harduerin më të fundit dhe më të mirë në pajisjet e saj të reja. Me zbulimin e këtyre telefonave inteligjentë, shumë njerëz i ironizuan ata për veçoritë e “vjetra”, si procesori me dy bërthama, 1GB RAM etj
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
   
   
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Surprizė, mbrapa dritares njė fole me bletė gjigande
 
 
BALKANWEB.TV
Akuzat e Berishės, i ati Brisida Shehajt: Jam ushtar i vogėl i mbretėrisė
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama fyen shqiptarėt, i quan tė padenjė
 
 
BALKANWEB.TV
Bare: Basha po jep leje ndėrtimi kundėr ligjit
 
 
BALKANWEB.TV
Bota nė njė minutė, fotot top te ditės
 
 
BALKANWEB.TV
Moti per sot 17 shtator
 
 
BALKANWEB.TV
Struktura paralele/PD mbledh komision Ekonomie: Rama tendera klientėve, ta hetojmė
 
 
BALKANWEB.TV
Vizita e Papa Franceskut nė Tiranė, KMSH: I mirėpritur nga tė gjithė shqiptarėt
 
 
BALKANWEB.TV
ISIS provokon Obamėn: Lufta sapo ka filluar
 
 
BALKANWEB.TV
Rama: Rishikim buxhetit, ndėrtojmė Xhamine e Madhe, heqim tatimorėt e pushtetit lokal
 
 
BALKANWEB.TV
Terrorizmi, arrestime masive nė Kosovė, pranga 12 imamėve dhe 1 politikani. Ja emrat
 
 
BALKANWEB.TV
Berisha: Fullanin e arrestoi Rama, kryeprokurori ishte jashtė vendit
 
 
BALKANWEB.TV
Mėsuesi arab rreh fėmijėn brenda nė Xhami se s’kishte mėsuar pėrmendėsh Kur'anin
 
 
BALKANWEB.TV
Bernd Fischer: Fullani pėrgjegjės, duhet tė ballafaqohet me pasojat
 
 
BALKANWEB.TV
Tekstet skandaloze, reagon Nikolla: Do i heqim
 
 
 
 
FOTOGALERI
Lady Gaga, show nė aeroportin e Athinės
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Lawrence, sėrish dėshmitare e Dior
 
 
FOTOGALERI
Java e modės nė Milano, ja eventi pėrmes fotografive
 
 
FOTOGALERI
Jeniffer Lopez, njė anakondė blu nė Brooklyn
 
 
FOTOGALERI
Pornostari:Me De Niron seksi mė i mire qe kam pasur ne jete
 
 
FOTOGALERI
Kate dhe Charlotte nė Milano
 
 
FOTOGALERI
Eva Longoria, ish shtėpiakja e dėshperuar bėhet njė sirenė seksi
 
 
FOTOGALERI
Elisabetta Gregoraci, mbyll verėn me vithet nė ajėr
 
 
FOTOGALERI
Pushimi i ekuilibristėve, tė varur mes Alpeve
 
 
FOTOGALERI
Harry, 30 vitet e njė princi
 
 
FOTOGALERI
Ndahet nga jeta nė moshėn 74- vjeēare Kiēo Fotiadhi, spikeri i parė nė RTSH
 
 
FOTOGALERI
SHBA, te gjithe te ēmendur pas Bang Bang
 
 
FOTOGALERI
Melissa Satta, parukjere dhe festa milaneze
 
 
FOTOGALERI
Kalifornia digjet, pamje nga vendi nė flakė
 
 
FOTOGALERI
33 vjetori i Beyonce, album privat nė web
 
 
FOTOGALERI
Kur skulpturat bėhen protagonistė tė fotove qesharake
 
 
FOTOGALERI
Kim Kardashian me streēe transparente nė rrugė
 
 
FOTOGALERI
“Koreja-Koreja”, ja dallimi nė foto midis dy vendeve