BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Shqiperi
21 Qershor 2011 - 20:00 | LAJME
TRANSLATE
 
Tirana, Basha 71 vota para, Olli: E pamundur tė ndryshohet kodi i 5-tė
Tirana, Basha 71 vota para, Olli: E pamundur tė ndryshohet kodi i 5-tėTIRANE- Kandidati demokrat, Lulzim Basha kryeson me 71 vota, ndaj kreut socialist Edi Rama nė garėn pėr Bashkinė e Tiranės. Rezultati paraprak i pėrket numėrimit tė votave tė hedhura gabim nė 7 njėsi bashkiake nga 11 qė janė gjithsej. Pasditen e sotme KQZ numėroi  fletėt e hedhur nė kutitė e gabuara qė i pėrkasin KZAZ 51 nė njėsinė 7.

PĖRFUNDON NUMĖRIMI TEK NJĖSIA 7, BASHA 71 VOTA PARA
Ora 20:00- Ka pėrfunduar pas 3 orėsh procesi i numėrimit tė votave tė hedhura nė kutitė e gabuara qė i pėrkasin KZAZ nr.51 tė njėsisė nr. 7. Janė numėruar gjithsej 195 kuti, prej tė cilave 20 vota i kanė shkuar kandidatit tė PD-sė Lulzim Basha dhe 23 kandidatit socialist Edi Rama. Nė avantazh ndodhet sėrish, Basha me 71 vota nė total. Seanca e radhės sė KQZ ėshtė lėnė pėr nesėr nė orėn 10:00 ku do tė vijohet me kutitė e njėsisė nr 8 KZAZ 52 dhe njėsinė nr.9 KZAZ 53. Mbedhja kėtė pasdite ka vijuar e qetė nuk ka pasur shumė kontestime, tė vetmet debate kanė qėnė pėr kodin e 5-tė, por kėto debate nuk kanė qėnė tė forta.

KQZ, HAPET KUTIA 19 06 , 1 VOTŹ BASHA
Ora 19:44- Vazhdon numėrimi nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisė 19 06 janė gjetur 16 fletė tė hedhura gabim, 1 prej tė cilave tė vlefshme pėr kryetar bashkie. Kjo fletė ka shkuar pro kandidatit tė ‘Aleanca pėr Qytetarin’ Lulzim Basha.

KQZ, HAPET KUTIA 19 01, 1 VOTŹ BASHA
Ora 19:35- Vazhdon numėrimi nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisė 19 01 nė njėsinė nr.7,   janė gjetur 12 fletė tė hedhura gabim, 1 prej tė cilave e vlefshme pėr kryetar bashkie. Kjo fletė ka shkuar pro kandidatit tė ‘Aleanca pėr Qytetarin’ Lulzim Basha.

KQZ, HAPET KUTIA 19 09 , 1 VOTŹ RAMA
Ora 19:36- Vazhdon numėrimi nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisė 19 09 nė njėsinė nr.7, janė gjetur 4 fletė tė hedhura gabim, 1 prej tė cilave e  vlefshme pėr kryetar bashkie. Kjo fletė ka shkuar pro kandidatit tė ‘Aleanca pėr tė Ardhmen’ Edi Rama.

KQZ: BASHA 71 VOTA PARA
Ora 19:23- Vazhdon numėrimi nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Me hapjen e kutive tė tjera nė njėsinė 7, kandidati i ‘Aleanca pėr Qytetarin’ Lulzim Basha ėshtė nė avantazh me 71 vota para. Deria tani nga hapja e kutive nė njėsinė nr.7, 15 vota ka marrė kandidati i ‘Aleanca pėr Qytetarin’ Lulzim Basha dhe 18 vota kandidati i ‘Aleanca pėr tė Ardhmen’ Edi Rama.

VAZHDON NUMĖRIMI 3 VOTA BASHA, 1 RAMA
Ora 19:09- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve vazhdon numėrimin e fletėv tė hedhura gabim nė KZAZ nr.51. Me hapjen e kutisė 18/82 kandidati i PD-sė Lulzim Basha ka marrė edhe njė votė tjetėr. Ndėrsa me hapjen e kutisė 18/88 ka marrė 1 votė kandidati Edi Rama dhe 2 Lulzim Basha i PD-sė.

KQZ, HAPET KUTIA 19 12 , 2 VOTA BASHA, 2 VOTA RAMA
Ora 19:00- Vazhdon numėrimi nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisė 19 20 janė gjetur 20 fletė tė hedhura gabim, 2 prej tė cilave tė vlefshme pėr kryetar bashkie. 2 fletė kanė shkuar pro kandidatit tė ‘Aleanca pėr Qytetarin’ Lulzim Basha dhe 2 fletė pro kandidatit tė ‘Aleanca pėr tė Ardhmen’ Edi Rama.

DEBATE PĖR SIGURINĖ E KUTISĖ 18 95
ORA 18:53 Vazhdon numėrimi nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Gjatė hapjes sė kutisė numėr 18 95 ėshtė raportuar se ka pasur dyshime pėr lėvizje. Sipas pėrfaqėsuesit tė PS Eridian Saliani tek kutia e hapur ėshtė tentuar tė hapet kutia.
“Nga kcyrja e kutisė verifikohet sa i pėrket kodit tė kutisė duket se ėshtė tentuar dhe ėshtė hapur”,- Saliani.
Ristani: ‘Nga e di ti’
Saliani: “Nė ndihmė tė hetimit vajta ta verifikoja. Detyrimin ligjor e ke ti ta verifikosh”.
Kreu i KQZ Arben Ristani u shpreh se kėrkoi qė tė verifikohej nėse mund tė kishte mundėsi qė tė futesdhin apo tė dilnin fletė nga kutia. Administrata raportoi se nuk ka fletė tė hedhura tepėr pėrvec procesverbaleve.
Ndėrkohė qė kjo kuti ėshtė kontestuar nga pėrfaqėsuesit ligjor tė PS nė KQZ. Saliani: Aty fletė dalin nuk del gjė tjetėr. Gjoncaj: U bė rasti i dytė qė ju thoni merre shikoje provoje.

KQZ, HAPET KUTIA 19 20 , 1 VOTĖ BASHA
Ora 18:50- Vazhdon numėrimi nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisė 19 20 janė gjetur 6 fletė tė hedhura gabim, 1 prej tė cilave e vlefshme pėr kryetar bashkie. Kjo fletė ka shkuar pro kandidatit tė ‘Aleanca pėr Qytetarin’ Lulzim Basha.

KQZ: BASHA 70 VOTA PARA
Ora 18:46- Vazhdon numėrimi nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Me hapjen e kutive tė tjera nė njėsinė 7, kandidati i ‘Aleanca pėr Qytetarin’ Lulzim Basha ėshtė nė avantazh me 70 vota para. Deria tani nga hapja e kutive nė njėsinė nr.7, 10 vota ka marrė kandidati i ‘Aleanca pėr Qytetarin’ Lulzim Basha dhe 14 vota kandidati i ‘Aleanca pėr tė Ardhmen’ Edi Rama.

OLLI: E PAMUNDUR TĖ NDRYSHOHET KODI I 5-TĖ
Ora 18:00- Zėdhėnėsi i Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve Leonard Olli ka reaguar sot pasdite nė lidhje me akuzat e ngritura nga Partia Socialiste, pėr ndryshimin e kodit tė 5-tė nė kutitė qė po rinumėrohen. Olli ka hedhur poshtė kėto akuza, duke thėnė se dicka e tillė ėshtė e pamundur, pasi kodet mund tė verifikohen nė procesverbal.

“Nė raport me pretendimet pėr kodin e 5-tė nė emėr tė KQZ- deklaroj se ėshtė pothuajse e pamundur tė mos ekzistojė kodi i pestė nė kapakun e kutisė sė votimit. Ėshtė e pamundur tė ndryshohet ky kod, sepse ėshtė njė kod qė ėshtė vendosur qė nė KZAZ. Nė cdo kuti qė ėshtė hapur kanė koresponduar tė pestė kodet, pastaj ėshtė proceduar me hapjen e tyre. Nga 1050 kuti qė janė hapur nuk ka koresponduar vetėm njė shifėr e kodit tė pestė qė ka 6 shifra sigurie. Duke pasur procesverbalet sė bashku me kopjet e depozituara mund tė provojmė nėse kėto shifra pėrputhen apo jo”, tha Olli.

Duke e cilėsuar tė pabazė cdo pretendim pėr mospėrputhjen e kodit tė 5-tė Olli tha se, ky proces ėshtė tėrėsisht transparent dhe i vėrtetueshėm.
“Grupet e numėrimit kanė verifikuar kodet nė mbyllje tė procesverbaleve. Ligji nuk i lejon numėruesit tė prekin kodin e 5-tė. Gjithcka ėshtė transparente”, theksoi ai.
Olli theksoi mė tej se PS ka tė drejtė t’i bėjė publike rastet me mospėrputhje kodi dhe mė pas tė bėjė ankimime.

KQZ, HAPET KUTIA 18 86 , 3 VOTA BASHA
Ora 17:59- Vazhdon numėrimi nė Komisionin Qendror tė Zgjedhjeve. Me hapjen e kutisė 18 86 janė gjetur 14 fletė tė hedhura gabim, 3 prej tė cilave tė vlefshme pėr kryetar bashkie. Kėto fletė kanė shkuar pro kandidatit tė ‘Aleanca pėr Qytetarin’ Lulzim Basha.

KQZ, HAP KUTINĖ 18 36,1 VOTĖ RAMA

0ra 17:40 KQZ ka hapur kutinė numėr 18 36, njėsia nr. 7, ku ka rezultuar njė 1 fletė e vlefshme pėr kryetar bashkie qė shkon pėr kandidatin socialist Edi Rama.

KQZ, HAP KUTINĖ 19 14,1 VOTĖ RAMA
0ra 17:39 KQZ ka hapur kutinė numėr 19 14, njėsia nr.7 ,  ku ka rezultuar njė 1 fletė e vlefshme pėr kryetar bashkie qė shkon pėr kandidatin socialist Edi Rama.

KQZ, HAP KUTINĖ 18 96, 1 VOTĖ RAMA, 1 VOTĖ BASHA
0ra 17:38 KQZ ka hapur kutinė numėr 18 96, njėsia nr.7,  ku kanė rezultuar  2 fletė tė vlefshme pėr kryetar bashkie 1 pėr kandidatin demokrat Lulzim Basha dhe 1 pėr kandidatin socialist Edi Rama.

KQZ RIFILLON NUMĖRIMIN PĖR TIRANĖN
Ora 17:22- Rinis mbledhja e pasdites e Komisionit Qendror tė Zgjedhjeve. Pritet qė tė numėrohen votat e hedhura gabim nė 195 kuti qė i pėrkasin KZAZ-sė nr. 51 nė njėsinė nr. 7, ashtu sic ishte parashikuar edhe mė herėt.

KQZ MBYLL NUMERIMIN E 190 KUTIVE NE NJESINE 6
Ora 13:30- Pėrfundon numėrimi i fletėve tė kontestuara nė kutitė e qė i pėrkasin KZAZ 50, njėsisė numėr 6. Nga tė dhėnat zyrtare, kandidati socialist pėr bashkinė e Tiranės, Edi Rama ka marrė 27 vota, ndėrkohė qė Basha ka marrė 20 vota. Nė total janė gjetur 47 fletė votimi tė hedhura gabim. Nga numėrimi i fletėve tė hedhura gabim nė 190 kutive votimi nė kėtė njėsi, qė pėrkon me zonėn e Kombinatit, Rama ėshtė nė avantazh me 7 vota.

Nė total rezultati ėshtė 74 vota plus pėr kandidatin demokrat Lulzim Basha, nga 82 vota qė ishin njė ditė mė parė, nga numėrimi i votave tė hedhura gabim nė 630 kuti.

KQZ pritet qė nė orėn 17:00 tė pasdites sė sotme tė mblidhet pėr tė nisur numėrimin e fletėve tė hedhur nė kutitė e gabuara qė gjendjen nė kutitė e KZAZ nr 51, qė i pėrket njėsisė nr 7.

Seanca e sotme u shoqėrua me debate tė forta mes kryetarit tė KQZ, Ristani e pėrfaqėsuesve ligjor tė PS-sė. Mollė e sherrit ka qenė pikėrisht mungesa ose moshkruarja e kodit 5 nga komisionerėt e KZAZ 50. Kodi 5 ka shkaktuar debate e akuza tė forta mes dy kampeve politike.

Pikė tjetėr qė shkaktoi debat ka qenė njė kuti e cila nuk ishte mbyllur mirė, por u duk sikur ishte e thyer. PS deklaroi se kjo ishte provė se nė kėtė proces mund tė ketė dhe manipulime. Problem tjetėr ishte dhe gjetja e tre fletėve tė votimit qė i pėrkisnin njė kuti tė njė tjetėr Qendre Votimi, janė gjetur nė njė kuti tjetėr Qendėr Votimi. Nga verifikimet e KQZ qė hetoi kėtė kuti rezultoi se fletėt korrespondonin me atė QV, dhe u vendos qė tė quheshin. Dy fletė votimi ishin pėr kėshillin bashkiak, dhe fleta tjetėr i pėrkiste kandidatit Basha.

KOSOVRASTI: I TEPRUAR SHQETĖSIMI PĖR KODET
Ora 13:20- Anėtari i djathtė nė KQZ, Njazi Kosovrasti bėri tė ditur sot ne pushimin e mbledhjes se KQZ se nuk ėshtė shqetėsues fakti nėse mungon kodi i pestė nė kuti ose jo.
“Pėrderisa nė kuti nuk janė gjetur fletė tepėr apo mangut, atėherė nuk kemi pse shqetėsohemi pėr kėtė cėshtje, mė duket e tepruar”.
Sipas Kosovrastit ėshtė e vėrtetė qė ka raste qė mungojnė kodet, por kjo ka ndodhur pasi ėshtė pėrfunduar nuėmrimi nė KZAZ pėrkatėse, komisionerėt kanė shėnuar koTet nė tabelėn pėrmbledhėse me shpejtėsi dhe i kanė dorėzuar nė KQZ.

GJONCAJ: KQZ KONSTATOI FAKTE ME PROBLEMATIKA
Ora 13:10- Pėrfaqėsuesi juridik nė KQZ, Genc Gjoncaj bėri tė ditur se edhe mbledhja e sotme e KQZ ka kosntatuar parregullsi me problematika. “Procesi nė KQZ ėshtė i deformuar”.

BASHA AVANTAZH ME 76 VOTA
Ora 12:50- Prej me shume se 2 ore ne KQZ po vijon numerimi i votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes te hedhura gabim ne kuti te tjera. Aktualisht Basha ne avantazh me 76 vota ndaj kundershtarit te PS, Edi Rama.

BASHA AVANTAZH ME 80 VOTA
Ora 11:55- Ne KQZ po vijon numerimi i votave per kryetarin e Bashkise se Tiranes te hedhura gabim ne kuti te tjera. Aktualisht Basha ne avantazh me 80 vota.

KODI I 5-TE, DEBAT NĖ KQZ
Ora 11.30- Edhe sot nuk kanė reshtuar debatet rreth Kodin te peste. Subashi deklaroi: “Kam kėrkuar tė bėhet hetim i plotė administrative dhe ju nuk keni pranuar”.
Pėrfaqėsuesi juridik i PS nė KQZ, Genc Gjoncaj theksoi se kur kungojnė kode sa nė njė kuti nė tjetrėn, nuk mund tė vijohet rinumėrimi i votave pa u sqaruar mirė kjo cėshtje.
Ndėrkohė kreu I KQZ, Arben Ristani deklaroi se “Kodi 5 pėrdoret nė qėndrėn e votimit dhe jo nė qėndrėn e numėrimit. Ndaj nuk para e shėnojnė kodin 5 nė formula se nuk shėrben pėr numėrimin. Kaq ishte sqarimi, tani vijojmė punėn”, tha Ristani.

NIS NUMERIMI, BASHA ENDE NE AVANTAZH ME 82 VOTA
Ora 10: 28 KQZ nis numėrimin e fletėve tė kontestuara pėr njėsinė 6 dhe 7, qė i pėrkasin KZAZ 50, e KZAZ 51. Nga kutite e vena ne dispozicion per numerim u vu re se kodi 5 nuk eshte shenuar ne shume prej tyre. Edhe pas numėrimit te kutive te para kandidati i djathtė Lulzim Basha ruan avantazhin duke qenė me 82 vota para rivalit tė tij socialist, Edi Rama.

NUMERIMI
Procesi i hapjes sė kutive dhe numėrimit tė fletėve tė kontestuara nė 368 qendrat e votimit tė Bashkisė Tiranė, filloi ditėn e shtunė mė 18 qershor dhe do tė vazhdojė pėr 11 minibashkitė e Tiranės.
Gjatė ditės sė djeshme nė KQZ u numėruan fletėt e kontestuara nė kutitė e Njėsive 4, dhe 5.
Numėrimi bėhet nga 8 grupe njėkohėsisht, nė tė cilat bėjnė pjesė dy punonjės tė administratės sė KQZ-sė dhe nga njė pėrfaqėsues i dy forcave politike, PD-sė dhe PS-sė.
Mbledhja e djeshme e kėtij institucioni ėshtė shoqėruar ndėrkohė me debate tė ashpra. KQZ pėrjashtoi, pas njė votimi 4 me 2, dy nga vėzhguesit e PS-sė. Sipas Ristanit vėzhguesit thyen rregullat, nga ana e tyre vėzhguesit deklaruan se kanė pasur presioni. Ndėrkohė gjatė paradites, me anė tė njė deklarate pėr shtyp, KQZ hodhi poshtė akuzat e ngritura nga Partia Socialiste se kodet e sigurisė sė kutive tė votimit nuk rakordojnė me ato qė po hap KQZ-ja. “Nuk ka pasur asnjė ankimim pėr mospėrputhje kodesh. Nėse do tė kishte mospėrputhje tė kodeve tė sigurisė pėr kutitė e votimit, atėherė subjektet politike do kishin bėrė ankimim, gjė qė sipas tij nuk ka ndodhur”, thuhej nė deklaratėn e KQZ-sė.

(s.g/d.b/m.a/e.m/BalkanWeb)
Lidhje te tjera
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga arti, tirane mė 21-06-2011 nė 09:40
o beno a di te shkruash dhe cfare ben kot si i zgjuar pse ti je ai se do na tregosh ne qe kush jane njerez qe duhet te drejtojne .maloket ,katunaret ,apo tradhetaret qe e zhyten shqiperine per 50 vite ne komunizem .ore ben keta jane pasojat e komunizmit qe vrane te gjithe kokat dhe trurin e shqiperise per 50 vjet .dhe tani ske me tru po ke hajdut e servila sa per ndarje krahinore e ke gabim shoku se njerzit jane njelloj
       Shqiperia
23 Korrik 2014
300 ditët e MB, Ristani: Kryerilindasi Rama bëri paradën e radhës halucinante
Sot kryerilindasi Rama, bëri paradën e radhës butaforike dhe halucinante të arritjeve 300 ditëshe në fushën e rendit dhe të sigurisë publike
KOMENTO
       Kosova
23 Korrik 2014
Kushtetuesja pezullon Isa Mustafën nga posti i kryeparlamentarit
Të mërkurën, më 23 korrik 2014, Gjykata Kushtetuese e Republikës së Kosovës shqyrtoi rastin KO119/14, të parashtruar nga Xhavit Haliti dhe 29 deputetë tjerë të Kuvendit të Republikës së Kosovës
KOMENTO
       Rajoni
23 Korrik 2014
KH: Shtohen incidentet ndëretnike në Maqedoni
Komiteti i Helsinkit (KH), vetëm për një vit ka regjistruar 175 krime të nxitura nga urrejtja, shumica e të cilave, ose 128 janë cilësuar si incidente me motive etnike. Këto të dhëna u paqitën sot me rastin e Ditës Evropiane të Viktimave të Krimit të urrejtjes.
KOMENTO
       Bota
23 Korrik 2014
Ukrainë, rebelët rrëzojnë dy avionë ushtarak
Ministria e mbrojtjes e Ukrainës është shprehur se rebelët pro-rusë kanë rrëzuar dy avionë ushtarakë ukrainas në lindje të vendit. Deri më tani nuk janë dhënë detaje të mëtejshme dhe ushtria ukrainase tha se nuk kanë informacion
KOMENTO
       Sport
23 Korrik 2014
Skënderbeu skualifikim mes drithërimash, nuk mjafton Radas
Nën një atmosferë elektrizuese të impinatit të mbushur plotë e përplotë Skënderbeu nuk arrin të kalojë bjellorusët e BATE-s. Goli i shënuar nga Radas në pjesën e dytë nuk i mjafton skuadrës së Josës për të kaluar në Turin e III-të të Ligës së Kampionëve
KOMENTO
       Kulture
23 Korrik 2014
Muharrem Dardha: Ja kush ishte e dashura e Kadaresė, u skuq kur pa romanin e Jorgaqit
Gazetari dhe publicisti Muharrem Dardha vjen me njė opinion pėr historinė e dashurisė rinore tė Kadaresė, pėrshkruar nė dy libra: “Dashuria e Mimozėz” shkru-ar nga Nasho Jorgaqi dhe “Mjegullat e Tiranės” tė autorit tė njohur
KOMENTO (7)
       Metropol
23 Korrik 2014
Spanjė, turistėt britanikė seks nė trotuar nė mes tė ditės- FOTO
Turistėt britanikė vijojnė tė kryejnė veprime tė pahijshme nė publik, nė zonat turistike tė Spanjės
KOMENTO (5)
       Teknologji
23 Korrik 2014
Xiaomi prezanton Mi 4, telefonin më të shpejtë në botë
Xiaomi, kompania e cila ndryshe njihet edhe si Apple nga Kina, e ka prezantuar modelin e saj më të ri të telefonit, përkatësisht modelin e saj kryesor Xiaomi Mi 4, në një ngjarje masive në Pekin.
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Reklama e ndaluar e Alexandria Morgan!
 
 
BALKANWEB.TV
4 ish-tė burgosur lidhen me zinxhirė para Ambasadės SHBA
 
 
BALKANWEB.TV
Tabaku: Rama mashtroi, Strasburgu asnjė ditė kohė afat pėr pronat
 
 
BALKANWEB.TV
Balotelli hekuros dhe lexon njė libėr tė Ibrahimovic
 
 
BALKANWEB.TV
Pr/ligji pėr policinė, MB: Vendi i punės, sipas gradės. Doshi: Drejtuesit e policisė tepelenas
 
 
BALKANWEB.TV
"Drejtėsia", Basha: Rama-Meta e nisėn me sindromėn e vitit zero, damkosėn sistemin
 
 
BALKANWEB.TV
Veliaj: Ligji i ri pėr PAK nuk heq tė drejta, pastron skemėn nga abuzuesit
 
 
BALKANWEB.TV
‘Territorialja’, Cara: Vota ime kundėr pėr kėtė variant. Po i bėhet dhuratė partive
 
 
BALKANWEB.TV
Tornado nė Sarandė
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma territoriale, Ēuēi: Dėrgojmė nė kuvend projektin final me 61 bashki
 
 
BALKANWEB.TV
Video shokuese nė Gaza, i riu kėrkon familjarėt nė gėrmadha, vritet me snajper
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Krimi po rritet, qeveria po e lufton me policė kartoni
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Heshtja e Ramės nė shėrbim tė aleancės me krimin
 
 
BALKANWEB.TV
Masakra nė Fier, dėshmitari: Bajrami mė tha i vrava tė gjithė, mė trajtonin keq
 
 
BALKANWEB.TV
Tregtarėt peticion kundėr mbylljes sė tregut: Nė rrugė, 5 mijė persona
 
 
 
 
FOTOGALERI
4 ish-tė burgosur lidhen me zinxhirė para Ambasadės SHBA
 
 
FOTOGALERI
Ja sozitė e futbollistėve
 
 
FOTOGALERI
Yespica, pushime nė Spanjė me djalin dhe tė fejuarin Roger
 
 
FOTOGALERI
Francesco Testi nudo me tė fejuarėn
 
 
FOTOGALERI
Balotelli hekuros dhe lexon njė libėr tė Ibrahimovic
 
 
FOTOGALERI
Spanjė, turistėt britanikė seks nė trotuar nė mes tė ditės
 
 
FOTOGALERI
Nicole Minetti humb fėmijėn
 
 
FOTOGALERI
Nje plazh nė Torino, tė gjithe tė shtrirė buzė lumit
 
 
FOTOGALERI
Andrea Pirlo dhe Valentina pushime tė ėmbla sė bashku
 
 
FOTOGALERI
Njihuni me Larėn, vajzėn e ‘Hyremit’
 
 
FOTOGALERI
Imazhe spektakolare tė rrufesė nė Trieste
 
 
FOTOGALERI
Humb vajzėn nė avionin malazian, njė prind holandes i shkruan Putin
 
 
FOTOGALERI
Kim pushime familjare, por tė gjithė i kanė sytė tek fundshpina e saj
 
 
FOTOGALERI
Amanda, gruaja qė paguhet pėr tė shtypur meshkujt
 
 
FOTOGALERI
SHBA, nxirret nė ankand pianoja e filmit “Casablanca”
 
 
FOTOGALERI
Candice Huffine, modelja 90 kg, e para nė kalendarin Pirelli
 
 
FOTOGALERI
Ndėrron jetė nė moshėn 21- vjeēare aktorja Skye Mēole Bartusiak
 
 
FOTOGALERI
D’Amico dhe Gigi Buffon puthje dhe ledhatime nė jaht