BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Shqiperi
23 Mars 2010 - 15:23 | LAJME
TRANSLATE
 
Vendimi i plotë  i Gjykatës Kushtetuese për ligjin e dosjeve
Vendimi i plotë  i Gjykatës Kushtetuese për ligjin e dosjeveVendimi nr. 9, datë 32.03.2010
(V – 9/10)

Gjykata Kushtetuese e Republikës së Shqipërisë, e përbërë nga: Vladimir Kristo, Kryetar, Fehmi Abdiu, Kujtim Puto, Xhezair Zaganjori,Petrit Plloçi,Vitore Tusha, Sokol Sadushi, Admir Thanza, Sokol Berberi, anëtarë, me sekretare Blerina Çinari, në datë 07.05.2009 mori në shqyrtim në seancë gjyqësore me dyer të hapura çështjen me nr.5/2 Akti, që i përket:

K Ë R K U E S: NJË GRUP DEPUTETËSH TË KUVENDIT TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Shega Ligori dhe Arian Salati, me autorizim.
SHOQATA KOMBËTARE E PROKURORËVE, përfaqësuar nga Dashamir Kore, me autorizim.
KOMITETI SHQIPTAR I HELSINKIT, përfaqësuar nga Vasilika Hysi, me autorizim.

SUBJEKTE TË INTERESUARA:
KUVENDI I REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, përfaqësuar nga Lulzim Lelçaj, me autorizim.
KËSHILLI I MINISTRAVE, përfaqësuar nga Viktor Gumi dhe Marsida Xhaferllari, me autorizim.
PRESIDENTI I REPUBLIKËS, në mungesë.
GJYKATA E LARTË, në mungesë.
KËSHILLI I LARTË I DREJTËSISË, në mungesë.
PROKURORI I PËRGJITHSHËM, në mungesë.

O B J E K T I: a) Shpallja si e papajtueshme me Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë e Ligjit nr. 10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”;
b) Pezullimi i zbatimit të ligjit deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.

BAZA LIGJORE: Nenet 3, 4, 7, 30, 34, 45, 71, 81, 87, 90, 92, 98, 107, 115, 116, 124, 127, 128, 131; 134, 135, 137, 138, 139, 140, 145, 147, 149 dhe 169 të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë.

GJYKATA KUSHTETUESE,
pasi dëgjoi relatorin e çështjes, Sokol Berberi; përfaqësuesit e kërkuesve,një grup deputetësh të Kuvendit të Shqipërisë, Shoqata e Prokurorëve të Shqipërisë dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit, që kërkuan pranimin e kërkesës; përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Kuvendit të Republikës së Shqipërisë (Kuvendi) dhe Këshillit të Ministrave (KM), që kërkuan rrëzimin e kërkesës; u këshillua me mendimin “Amicus Curiae” të Komisionit të Venecias, si dhe shqyrtoi çështjen në tërësi,

V Ë R E N:
I
1. Më datë 22.12.2008, Kuvendi miratoi Ligjin nr.10034 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve” (Ligji për pastërtinë e figurës ose Ligji). Ligji u miratua me shumicë të thjeshtë të deputetëve. Objekti i këtij ligji është përcaktimi i subjekteve dhe funksioneve të larta shtetërore, të cilat janë të papajtueshme me veprimtarinë publike të zyrtarit, për shkak të qenies anëtar, drejtues apo bashkëpunëtor në strukturat politikëbërëse dhe zbatuese të dhunës së diktaturës së proletariatit apo të ish-Sigurimit të Shtetit, për periudhën 29 nëntor 1944 deri më 8 dhjetor 1990, i rasteve të papajtueshmërisë, i procedurave të verifikimit dhe pasojave të këtyre procedurave (neni 2).
2. Një Grup Deputetësh të Kuvendit, Shoqata Kombëtare e Prokurorëve (SHKP) dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) i janë drejtuar Gjykatës Kushtetuese me kërkesë për shpalljen si të papajtueshme me Kushtetutën e RSH të Ligjit për pastërtinë e figurës si dhe, pezullimin e zbatimit të këtij ligjit deri në shpalljen e vendimit përfundimtar të Gjykatës Kushtetuese.
3. Mbledhja e Gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese, bazuar në nenin 1, pika 2, të Ligjit nr.8577, datë 10.02.2000 “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese” dhe nënenin 57 të Kodit të Procedurës Civile (KPC), vendosi bashkimin e shqyrtimit të çështjeve të paraqitura nga kërkuesit, për shkak të objektit të njëjtë të tyre.

4. Grupi i deputetëve ka parashtruar këto argumente në mbështetje të kërkesës:
4.1 Dispozita të caktuara të ligjit normojnë një shkak të ri për shkarkimin e organeve të parashikuara nga Kushtetuta, duke cenuar urdhërimet e epërme kushtetuese. Në këtë mënyrë, këto rregullime cenojnë pavarësinë e institucioneve si: Presidenti i Republikës, Kuvendi, Gjykata Kushtetuese, Gjykata e Lartë, organet e pushtetit vendor, si dhe gjyqësorin e prokurorinë në tërësi (nenet, 65, 70, 71, 90, 109, 115, 125, 127, 136, 138, 139, 140, 145, 147, 149).
4.2 Rregullimet e Ligjit tejkalojnë, gjithashtu, garancitë ligjore të parashikuara në disa ligje të përforcuara (të quajtura ndryshe “ligje organike”), të cilat kërkojnë për miratim një shumicë të cilësuar të deputetëve. Në këtë mënyrë, duke prekur parimin e rezervës ligjore organike, norma të veçanta të ligjit bien ndesh me nenin 81, pika 2 të Kushtetutës. Antikushtetutshmëria e dispozitave të ligjit në shqyrtim reflektohet edhe për funksiont që parashikohen në nenin 3 dhe 4 të ligjit për funksionarët që gëzojnë statusin e nëpunësit civil. Ligji për statusin e nëpunësit civil është ligj i cili kërkon shumicë të cilësuar (3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit).
4.3 Cenohet rëndë parimi i ndarjes dhe balancimit të pushteteve, parashikuar nga neni 7 i Kushtetutës për arsye se: Autoriteti i Kontrollit të Figurës është shndërruar në një organ me kompetenca mbikushtetuese, duke njohur kompetenca që i takojnë Presidentit të Republikës, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë dhe Prokurorit të Përgjithshëm. Ky Autoritet, referuar në procedurën e zgjedhjes së tij sipas ligjit, nuk plotëson asnjë standard në lidhje me pavarësinë e tij nga politika dhe pushteti ekzekutiv. Neni 23/3 i ligjit, që parashikon se procedura e paragrafit 2 nuk pezullohet me ankimin në gjykatë derisa vendimi i gjykatës të marrë formë të prerë, është një ndërhyrje në kompetencat gjyqësore. Ndalimi i pezullimit të procedurës shkakton dëm të menjëhershëm dhe të pariparueshëm. Pajisja e Autoritetit të Kontrollit të Figurës me kompetenca të natyrës kushtetuese krijon mosmarrëveshje kompetencash ndërmjet pushteteve, në kuptim të nenit 131/ç të Kushtetutës.
4.4 Cenohet e drejta për punë e parashikuar nga neni 49 i Kushtetutës për këto arsye: Ligji për pastërtinë e figurave vendos kufizime të të drejtës së punës duke mosrespektuar kërkesat e parashikuara nga nenet 17 dhe 18 të Kushtetutës. Ligji nuk plotëson kriteret e interesit publik në kuptimin e domosdoshmërisë në një shoqëri demokratike dhe kufizimet e vndosura prej tij nuk përligjen në mënyrë të arsyeshme dhe objektive. Ligji shkel rëndë parimin e njohur të së drejtës se nuk ka dënim kolektiv. Dënimi është individual pasi të jenë analizuar dhe provuar të gjitha akuzat në respekt të një procesi të rregullt ligjor. Ligji u mohon shtetasve që bien në veprimin e nenit 3 të tij çdo lloj mundësie për t’u rehabilituar në shoqërinë demokratike.
4.5 Cenohet dinjiteti njerëzor dhe jeta private për këto arsye: Neni 25 i ligjit bie ndesh me nenin 3 të Kushtetutës sipas të cilit, ndër të tjera, dinjiteti i njeriut është baza e këtij shteti, i cili ka për detyrë ta respektojë dhe mbrojë. Ky nen shkel edhe nenin 35 të Kushtetutës dhe nenin 8 të KEDNJ që parashikojnë, se askush nuk detyrohet përveç kur e kërkon ligji, të bëjë publike të dhëna që lidhen me personin e tij; kufizimi nuk justifikohet nga asnjë interes publik, nuk është i arsyeshëm dhe proporcional.
4.6 Ligji cenon parimin e mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër, garantuar nga neni 34 i Kushtetutës.
4.7 Cenohet e drejta për t’u zgjedhur, parashikuar nga nenet 45 dhe 68 të Kushtetutës: Neni 14 i ligjit për pastërtinë e figurës parashikon se Komisioni Qendror i Zgjedhjeve nuk regjistron kandidatin nëse ky person nuk paraqet dëshminë e verifikimit.

5. Shoqata Kombëtare e Prokurorëve pretendon se disa nene të ligjit cenojnë të drejtat dhe interesat e ligjshme të prokurorëve dhe ka parashtruar këto shkaqe për mbështetjen e kërkesës:
5.1 Nenet 3 dhe 4 të ligjit cenojnë parimin e kushtetutshmërisë, parimin e ligjshmërisë dhe të shtetit të së drejtës në aspektin e sigurisë juridike, të sanksionuara nga nenet 4, 6, 7, 15, 17, 18, 30, 49, 81 e 149 të Kushtetutës. Prokurorët pranë gjykatave dhe prokurorët e të gjitha niveleve e kanë fituar statusin e tyre ligjor për të qenë prokurorë, në përputhje me normat e shprehura kushtetuese dhe ato të ligjit organik përkatës, i cili është ligj i përforcuar. Gjithashtu, ligji shkel parimin e njohur të shtetit të së drejtës, parim që ndalon dhënien e dënimeve kolektive.
5.2 Ushtrimi i veprimtarisë kushtetuese e ligjore të prokurorëve nuk mund të kufizohet ose të ndërpritet në kundërshtim me përcaktimet e qarta, të bëra në nenin 149 të Kushtetutës dhe me dispozitat e ligjit organik, miratuar me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Sipas nenit 3 të ligjit objekt shqyrtimi, subjekte të verifikimit janë edhe prokurorët pranë gjykatave të të gjitha niveleve.
5.3 Neni 4 i ligjit bie në kundërshtim me nenin 18 të Kushtetutës ku përcaktohet se “askush nuk mund të diskriminohet padrejtësisht për shkaqe të tilla si gjinia ... gjendja ekonomike, arsimore, etj” .
5.4 Ligji nuk mund të përcaktojë mënyrën dhe rastet e shkarkimit të prokurorëve nga detyra, pasi kjo bie ndesh me nenet 149, pikat 2 dhe 3 të Kushtetutës, të cilat sanksionojnë se Prokurori i Përgjithshëm shkarkohet nga Presidenti i Republikës me propozimin e Kuvendit, apo prokurorët e tjerë emërohen e shkarkohen nga Presidenti i Republikës me propozim të Prokurorit të Përgjithshëm.
5.5 Kufizimet që vendosen nga ligji nuk respektojnë kushtet e kërkuara nga neni 17 i Kushtetutës: Kufizime të tilla cenojnë të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve, të përcaktuara në nenet 18 dhe 49/1 të Kushtetutës.
5.6 Largimi i prokurorëve nga detyra për papajtueshmëri cenon dhe parimin e prezumimit të pafajësisë, sanksionuar në nenin 30 të Kushtetutës.
5.7 Neni 6 i ligjit, i cili parashikon “Autoritetin e Kontrollit të Figurës”, është haptazi në kundërshtim me Kushtetutën, pasi i njeh këtij organi kompetenca ekstra kushtetuese e ligjore dhe në procedurën e zgjedhjes së tij nuk garanton paanshmërinë dhe pavarësinë. Këto rregullime bien ndesh dhe me parimin e ndarjes dhe balancimit të pushteteve të sanksionuar në nenin 7 të Kushtetutës.
5.8 Mënyra e procedimit të Autoritetit të Verifikimit të Figurës si dhe dëshmia e verifikimit, parashikuar nga neni 20, pika 1, germa “b”, bie ndesh me nenin 42 të Kushtetutës që kërkon gjykim të drejtë dhe proces të rregullt ligjor.
5.9 Për shkak të papajtueshmërive sipas nenit 4, prokurorët preken dhe nga e drejta e kandidimit në zgjedhjet për organet e qeverisjes vendore apo të Kuvendit, e drejtë kjo e garantuar dhe e mbrojtur nga neni 45 i Kushtetutës.

6. Komiteti Shqiptar i Helsinkit pretendon se Ligji për pastërtinë e figurës cenon një sërë të drejtash kushtetuese duke dhënë këto argumente:
6.1 Neni 13, shkronja “c” dhe 14 pikat 2 dhe 3 të ligjit, ku parashikohet, ndër të tjera, se KQZ-ja nuk duhet t’i regjistrojë si kandidatë personat e interesuar në rast se nuk paraqesin dëshminë e verifikimit, cenojnë një nga të drejtat themelore të shtetasve, të drejtën për t’u zgjedhur, duke shkelur nenin 45 të Kushtetutës.
6.2 Cenohet neni 18 i Kushtetutës, ku sanksionohet barazia para ligjit dhe ndalimi i diskriminimit, për arsye se ky ligj vendos kufizime qe nuk reflektojnë elementët dhe kërkesat e nenit 17 të Kushtetutës. Kufizimet e parashikuara nga ligji nuk janë të domosdoshme dhe proporcionale në shoqërinë demokratike në konsolidim dhe bien ndesh edhe me orientimet e Këshillit të Evropës.
6.3 Ligji objekt shqyrtimi bie ndesh edhe me ligjet që rregullojnë organizimin dhe funksionimin e organeve të parashikuara në Kushtetutë dhe që janë miratuar me tri të pestat e të gjithë deputetëve (nenet 6 dhe, 81, pika 2 të Kushtetutës).
6.4 Ligji për pastërtinë e figurës vendos një shkak të ri për ndërprerjen e mandatit për deputetët, të zgjedhurit në gjykatë dhe prokurori, të cilët janë zgjedhur në bazë të Kushtetutës dhe të ligjeve të miratuara me tri të pestat. Në këtë mënyrë, ligji cenon garancitë e institucioneve kushtetuese.
6.5 Duke u parashikuar një shkak i ri për largimin nga puna ligji cenon të drejtat e të emëruarve në administratën publike në bazë të ligjit mbi shërbimin civil dhe Kodit të Punës, të miratuar me tri të pestat e anëtarëve të Kuvendit.
6.6 Ligji nuk shmang nga verifikimi për pastërtinë e figurës as subjekte që i janë nënshtruar verifikimit sipas ligjit të mëparshëm. Në këtë mënyrë, ligji cenon parimin e mosdënimit dy herë për të njëjtën çështje dhe për të njëjtat fakte.
6.7 Neni 4, germa “dh”, ku bëhet fjalë për papajtueshmërinë, përmend edhe të dënuarit me vendim penal të formës së prerë për veprat penale të shpifjes, të kallëzimit të rremë ose dëshmisë së rreme në procese gjyqësore politike. Një formulim i tillë është i pakuptueshëm pasi, në procese politike, dënime të tilla mund të merren edhe si pozitive për të dënuarit, ndërsa ligji objekt shqyrtimi i etiketon si elementë papajtueshmërie. Edhe shkronja “g” e këtij neni, që parashikon denoncuesit ose dëshmitarët e akuzës në proceset gjyqësore politike, përbën një vlerësim përgjithësues dhe kolektiv, sepse apriori të gjithë këta persona konsiderohen fajtorë pavarësisht faktit se çfarë kanë denoncuar, duke cenuar kështu parimin e prezumimit të pafajësisë. Përgjegjësia është individuale, jo e supozuar dhe as kolektive dhe, një person nuk mund që në çdo rast të prezumohet se ka dëshmuar në mënyrë të rreme apo ka bërë kallëzim të rremë.
6.8 Parashikimi i nenit 5 është arbitrar për faktin se një ligj i zakonshëm, siç është ligji objekt shqyrtimi, nuk mund të urdhërojë apo udhëzojë mosqenien pjesë e trupave gjyqësore që do të shqyrtojnë këtë ligj apo çështje që lidhen me zbatimin e tij, të personave që ndodhen në kushtet e papajtueshmërisë së ligjit. Gjykatat në ushtrimin e funksioneve të tyre zbatojnë Kushtetutën, ligjin e tyre organik dhe Kodin e Procedurës Civile, të cilat parashikojnë shprehimisht rastet e përjashtimit të gjyqtarit nga trupi gjykues.
6.9 Neni 21 i ligjit objekt shqyrtimi, ku thuhet se: “...dëshmia e verifikimit sipas germës “b” të nenit 20 të këtij ligji ka fuqi të plotë provuese mbi faktin e pastërtisë së figurave të çdo funksionari publik të zgjedhur ose të emëruar”, bie ndesh me nenin 42, pika 2 të Kushtetutës që sanksionon të drejtën për një proces të rregullt ligjor.

7. Kërkuesit kanë kërkuar dhe pezullimin e ligjit me pretendimin se pasojat që vijnë nga zbatimi i tij prekin interesa të rëndësishme shtetërore, shoqërore, por edhe të individëve. Zbatimi i këtij ligji, sipas tyre, mund të sjellë bllokimin e institucioneve kushtetuese nëpërmjet përfundimit të mandateve kushtetuese, largim apo moskualifikim në pozicione të zgjedhura apo të emëruara.

8. Përfaqësuesit e subjekteve të interesuara, Kuvendit dhe Këshillit të Ministrave, kërkuan përpara Gjykatës Kushtetuese rrëzimin e kërkesës, duke parashtruar:

9. Përfaqësuesi i Kuvendit:
9.1 Gjykata Kushtetuese është vënë në lëvizje dhe po procedon në këtë gjykim kushtetues pa garantuar respektimin e parimit universal dhe kushtetues të paanësisë në gjykim. Anëtarët e Gjykatës Kushtetuese janë subjekte, që në bazë të ligjit objekt shqyrtimi, i nënshtrohen procesit të verifikimit. Në këto kushte, bazuar në nenin 36, pika 1, germa “b” të Ligjit “Për organizimin dhe funksionimin e Gjykatës Kushtetuese”, gjyqtari nuk mund të shqyrtojë një çështje që lidhet drejtpërdrejt me personin e tij.
9.2 Kërkuesit kërkojnë shpalljen si antikushtetues të të gjithë ligjit, por në të vërtetë në argumentimet e tyre ata kufizohen vetëm në një nen të tij, në nenin 24, të cilin e lexojnë të lidhur me nenet 3 dhe 4 të ligjit.
9.3 Ligji nuk vendos një shkak të ri për shkarkimin e organeve të parashikuara në Kushtetutë. Shkaqet kushtetuese të shkarkimit të zyrtarit lidhen me aktet e kryera prej tij gjatë ushtrimit të funksionit kushtetues apo ligjor. Ligji i kundërshtuar evidenton fakte dhe rrethana që lidhen me periudhën përpara fillimit të mandatit, të lidhura me qenien e tij si një ndër subjektet e parashikuara nga neni 4 i ligjit. Evidentimi i këtyre fakteve nuk mund ta bëjë në asnjë rast ligjin antikushtetues.
9.4 Ligji nuk ka si objekt të tij gjykimin apo vlerësimin e veprimeve të organeve kushtetuese dhe as të zyrtarëve të lartë të shtetit dhe si i tillë, objektivisht, nuk shkakton cenim të pavarësisë së këtyre organeve.
9.5 Ligji nuk zgjeron kompetencën e gjykatave të zakonshme kur merr në shqyrtim ankime nga subjektet e këtij ligji. Është e vërtetë që Kushtetuta parashikon si instrument mbrojtës për disa kategori zyrtarësh të lartë imunitetin, por imuniteti nuk përjashton që ata t’i nënshtrohen juridiksionit administrativ apo atij gjyqësor. Parashikimi i ligjit që këta zyrtarë t’i nënshtrohen juridiksioneve të mësipërme nuk përbën cenim të pavarësisë së organeve kushtetuese që ata përfaqësojnë.
9.6 Ligji nuk bie ndesh me nenin 81/2 të Kushtetutës. Pavarësisht se ligji parashikon një kategori subjektesh që verifikohen, ky proces nuk është pjesë e parashikimeve të ligjeve organike të institucioneve kushtetuese pasi nuk ka për objekt asnjë komponent të organizimit dhe funksionimit të tyre.
9.7 Ligji nuk cenon parimin e ndarjes dhe balancimit ndërmjet pushteteve. Ligji nuk i jep Autoritetit të Verifikimit të Figurës asnjë kompetencë kushtetuese, por i atribuon këtij Autoriteti një kompetencë thjesht administrative. Akti përfundimtar që nxjerr ky autoritet është jo urdhërues, ka natyrë administrative, pasqyron faktin juridik të ekzistencës së rrethanave të parashikuara me ligj dhe, për më tepër, është i kontrollueshëm nga gjykatat. Ligji, gjithashtu, nuk shkakton asnjë lloj mosmarrëveshje kompetencash ndërmjet pushteteve apo organeve shtetërore. Kompetencat e Autoritetit janë të qarta dhe të parashikuara në ligj. Asnjë organ tjetër kushtetues apo ligjor nuk ka në kompetencë të tij verifikimin e figurës së zyrtarëve të shtetit.
9.8 Ligji parashikon një proces mbledhje faktesh dhe rrethanash të mbështetura në dokumentacionin zyrtar, por njëherësh ai garanton një proces të rregullt ligjor. Personat që verifikohen marrin pjesë aktivisht në procesin e verifikimit. Atyre u krijohet i gjithë aksesi i nevojshëm për njohjen e dokumentacionit, paraqitjen e pretendimeve të tyre si dhe e drejta për t’iu drejtuar gjykatës.
9.9 Nuk cenohet e drejta për t’u zgjedhur. Verifikimi i pastërtisë së figurës së personave që kandidojnë në zgjedhje dhe pasojat që vijnë prej tij janë në përputhje të plotë me nenin 17 të Kushtetutës. Dhe nëse pranojmë se pasojat e një verifikimi të tillë përbëjnë kufizim të të drejtave dhe lirive themelore të njeriut ato janë bërë me ligj, për një interes publik dhe për të mbrojtur të drejtat dhe liritë e njerëzve. Kufizimet e vendosura janë gjithashtu proporcionale me gjendjen e diktuar. Ligji përfshin kategori të kufizuara zyrtarësh, periudha në të cilën e shtrin procesin e verifikimit është parashikuar në limite kohore të arsyeshme dhe ka veprim të përkohshëm.
9.10 Nuk cenohet e drejta për punë. Kërkuesit gabojnë kur parashikojnë si të drejtë kushtetuese emërimin e një personi në një funksion publik.
9.11 Ligji nuk cenon dinjitetin njerëzor dhe jetën private. Procesi i verifikimit është konfidencial dhe krijon të gjithë standardet e ruajtjes së informacionit.
9.12 Pezullimi i zbatimit të ligjit, objekt i shqyrtimit gjyqësor, është bërë kryesisht nga Gjykata dhe kjo vendimmarrje nuk i është nënshtruar një procesi të rregullt ligjor, nuk është respektuar parimi i kontradiktorialitetit. Për më tepër, ky ligj nuk sjell pasoja që prekin interesa shtetërorë, shoqërorë apo të individëve.

10 Përfaqësuesi i Këshillit të Ministrave:
10.1 Ligji për pastërtinë e figurës është një nga instrumentet që ka përdorur çdo shoqëri ish komuniste për të rikuperuar të kaluarën. Çdo shoqëri, për të njohur identitetin e vet ka të drejtë të njohë të kaluarën e saj historike dhe njëherësh, të përpiqet të rikuperojë pasojat negative të saj. Në këtë proces, ky ligj është një element transparence i hapësirës publike dhe një kusht moral themelor për vetëdije publike të shëndetshme.
10.2 Ligji mbështetet në disa parime kushtetuese siç janë, zbatimi në realitet i parimit të pastërtisë së jetës publike dhe i të drejtës së çdo qytetari për të pasur akses në aktivitetin e shtetit të vet, liria e kërkimit historik, siguria shtetërore, mbrojtja e rendit kushtetues dhe e vlerave të një shoqërie demokratike si dhe kërkesa permanente e drejtësisë si një e tërë.
10.3 Miratimi i një modeli të veçantë “lustracioni” ngelet dhe duhet të konsiderohet kushtetutshmërisht si ekskluzivitet i legjislatorit dhe i autonomisë së tij në ushtrimin e pushtetit legjitim. Si parim, një gjykatë kushtetuese nuk mund të vlerësojë qëllimet apo mjetet e miratuara nga legjislatori, në këndvështrimin politik të fjalës.
10.4 Nuk shtohet aspak një kategori të re në listën e kushteve që deklarojnë mbarimin e mandatit të institucioneve kushtetuese, në të kundërt, ligji për pastërtinë e figurës shtjellon në mënyrë procedurale vetëm një aspekt të cenimit të rëndë të figurës, atë të akteve e sjelljeve diskredituese të këtyre organeve, parashikuar si nnjë nga shkaqet e mbarimit të mandatit të “zyrtarit të institucionit në fjalë”.
10.5 Ligji nuk bie ndesh me nenin 81/2 të Kushtetutës, i cili ka përcaktuar në një listë të fundme ligjet të cilat miratohen me 3/5 e të gjithë anëtarëve të Kuvendit. Në nenin 81 të Kushtetutës përfshihen vetëm ligjet që vendosin rregullat për organizimin dhe funksionimin e institucioneve kushtetuese. Kjo do të thotë që kjo dispozitë nuk përmbledh çdo ligj që përmend organet kushtetuese apo çdo ligj që zbërthen materialisht konceptet që përdoren në ligjet organike.
10.6 Nuk shkelet neni 90 i Kushtetutës, i cili parashikon si një nga shkaqet e shkarkimit të Presidentit shkeljen e rëndë të Kushtetutës. Në rastin kur Presidenti i Republikës deklaron se nuk dëshiron të japë dorëheqjen nga funksioni, megjithëse është provuar të ketë qenë i përfshirë në një nga detyrat/cilësitë e papajtueshme me pastërtinë e figurës morale, atëherë ai ka shkelur rëndë Kushtetutën sepse nuk i bindet ligjeve të vendit, nuk respekton të drejtat dhe liritë themelore të shtetasve të tij dhe nuk i shërben interesit të përgjithshëm dhe përparimit të popullit shqiptar.
10.7 Ligji nuk bie ndesh me nenet 65/1, 70 dhe 71/2 të Kushtetutës, që i referohen mbarimit të mandatit të deputetit. Rëndësia e pastërtisë morale me funksionin e deputetit jepet si nga normat kushtetuese ashtu edhe nga dispozitat e ligjit “Për statusin e deputetit”. Deputeti është përfaqësues i popullit në organin më të lartë ligjvënës, ai vepron në emër të Kushtetutës dhe të ligjeve dhe i përmbahet betimit të tij si deputet.
10.8 Kërkuesit nuk paraqesin asnjë argument për pretendimin për cenimin e neneve109/1 dhe 115 të Kushtetutës, që lidhen me organet e qeverisjes vendore. Ky pretendim është i pabazuar me arsyetim analog me atë të Presidentit të Republikës.
10.9 Ligji nuk bie ndesh me nenet 125/1, 127 dhe 128 të Kushtetutës, nene që i referohen mbarimit të mandatit dhe shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas nenit 128 të Kushtetutës, gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese mund të shkarkohet për akte a sjellje që diskretitojnë rëndë pozitën dhe figurën e gjyqtarit. Në rastin kur gjyqtari kushtetues deklaron se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, megjithëse është provuar të ketë qenë i përfshirë në një nga detyrat/cilësitë e papajtueshme me pastërtinë e figurës morale, kjo sigurisht përbën akt apo sjellje që diskretiton rëndë pozitën dhe figurën e tij.
10.10 Me të njëjtin arsyetim ky ligj nuk bie ndesh as me nenin 140 të Kushtetutës që parashikon rastet e shkarkimit të gjyqtarit të Gjykatës së Lartë, dhe as me nenin 147 të Kushtetutës që parashikon rastet për shkarkimin e gjyqtarëve të gjykatave të apelit dhe gjykatave të rretheve gjyqësore.
10.11 Ligji nuk bie ndesh me nenin 149 të Kushtetutës. Prokurorët nuk gëzojnë mbrojtje kushtetuese dhe bazuar në ligjin organik ata shkarkohen nga detyra kur kryejnë veprime që diskreditojnë rëndë figurën. Jemi para një rasti të tillë kur prokurori deklaron se nuk dëshiron të japë dorëheqjen, megjithëse është provuar të ketë qenë i përfshirë në një nga detyrat/cilësitë e papajtueshme me pastërtinë e figurës morale.
10.12 Nuk cenohet e drejta për punë. Në të gjitha vendet e Europës Lindore kufizimi i vendosur për punësimin është i parashikuar me ligj dhe përbën një mbrojtje të interesave domethënës publikë duke respektuar njëkohësisht parimin e proporcionalitetit. Po ashtu, GJEDNJ, në jurisprudencën e saj, ka deklaruar se kufizimet e vendosura për anëtarë apo të punësuar të ish komiteteve të sigurimit shtetëror do të konsiderohen të nevojshme për të mundësuar sigurimin shtetëror, mirëqenien si dhe mbrojtjen e të drejtave të individëve të tjerë.
10.13 Në lidhje me pretendimin e cenimit të jetës private, publikimi i emrave sipas procesit të “lustracionit” nuk duhet të konsiderohet si i tillë. Në të vërtetë ky proces përbën realizim të nenit 23 të Kushtetutës, i cili garanton të drejtën e informimit.

II
A. Lidhur me legjitimimin
11. Kërkuesi, Grupi i deputetëve, është legjitimuar në këtë gjykim kushtetues, bazuar në nenet 131, gërma “a” dhe 134, gërma “c” të Kushtetutës. Ky subjekt (jo më pak se një e pesta e deputetëve), për kontrollin e kushtetutshmërisë së normës, ka të drejtë të vërë në lëvizje Gjykatën Kushtetuese për arsye të një interesi publik, pa u kushtëzuar me një interes subjektiv konkret.
12. Shoqata Kombëtare e Prokurorëve (SHKP) dhe Komiteti Shqiptar i Helsinkit (KSHH) janë legjitimuar në këtë gjykim kushtetues, bazuar në nenin 134, pika 1, gërma “f” dhe pika 2, të Kushtetutës. Sipas kësaj dispozite “organizatat” janë subjekte që ushtrojnë në mënyrë të kushtëzuar të drejtën për të iniciuar gjykime të kontrollit të kushtetutshmërisë së normës, duke pasur legjitimitet kushtetues vetëm për çështjet që lidhen me interesat e tyre. Në këtë kuptim, ato duhet të provojnë lidhjen e drejtpërdrejtë midis misionit për të cilin janë krijuar apo veprimtarisë që ato kryejnë dhe pasojave që rrjedhin nga dispozitat, që kërkojnë të shpallen si të papajtueshme me Kushtetutën (shih vendimet e Gjykatës Kushtetuese nr. 9, datë 19.03.2008 dhe nr. 17, datë 25.07.2008). SHKP dhe KSHH legjitimohen ratione personae t’i drejtohet Gjykatës, për arsye se të dy subjektet janë”organizatë’ në kuptimin që e përdor neni i sipërcituar i Kushtetutës, të regjistruara si person juridik në Gjykatën e Rrethit Gjyqësor Tiranë. Gjithashtu ato, bazuar në statutet dhe aktet e tyre të themelimit, arritën të provojnë lidhjen e drejtpërdrejtë midis misionit për të cilin janë krijuar dhe pasojave që rrjedhin nga dispozitat e ligjit, objekt shqyrtimi, që kërkojnë të shpallen si të papajtueshme me Kushtetutën.
13. Në lidhje me kategorinë e subjekteve të interesuara që thirren në çështje me interes publik, Gjykata është shprehur edhe më parë, se është në diskrecionin e saj përcaktimi i këtyre subjekteve. Gjykata, në këtë drejtim, niset nga interesi që ka thirrja e tyre për të kontribuar në vendimmarrjen e kësaj Gjykate për çështjen që shqyrtohet. Vlerësimi i legjitimimit të subjektit të interesuar bazohet jo vetëm në interes të subjektit, por dhe të gjykimit kushtetues. Në këtë vështrim, në gjykimet kushtetuese legjitimohen si subjekte të interesuara ato subjekte që, për shkak të veprimtarisë apo rrethanave, mund të kontribuojnë në shqyrtimin e çështjes që po gjykohet, pavarësisht nëse thirren në gjykim me kërkesën e kërkuesit apo dhe kryesisht nga Gjykata. (shih vendimin e GJK 29/2009) Në çështjen objekt shqyrtimi, mbi bazën e këtyre kritereve, Gjykata ka përcaktuar dhe thirrur subjektet e interesuara.

B. Lidhur me kërkesën për pezullimin e ligjit për pastërtinë e figurës
14. Kërkuesit, krahas pretendimeve për papajtueshmërinë me Kushtetutën të dispozitave të ligjit nr. 10034, datë 22.12.2008 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, kanë parashtruar dhe argumenta ligjorë lidhur me pasojat që mund të sjellë për interesat shtetërore, shoqërore ose të individëve zbatimi i menjëhershëm i ligjit, para marrjes së vendimit përfundimtar nga Gjykata Kushtetuese.
15. Sipas kërkuesve, nga zbatimi i menjëhershëm i ligjit interesave të rëndësishme shtetërore u shkaktohet një dëm shumë serioz dhe vështirësisht i riparueshëm; krijohen dukshëm mosmarrëveshje kompetencash ndërmjet organeve kushtetuese dhe një autoriteti të krijuar me ligj të zakonshëm; cenohet apo kufizohet ushtrimi i veprimtarisë kushtetuese të Presidentit të Republikës, Kuvendit, Këshillit të Ministrave, Gjykatës Kushtetuese, Gjykatës së Lartë, Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Prokurorit të Përgjithshëm si dhe i të gjithë institucioneve të tjera të administratës publike, nga veprimtaria e Autoritetit të Kontrollit të Figurave; krijohet vakum institucional deri në bllokim të veprimtarisë kushtetuese të organit shtetëror; përfundojnë marrëdhëniet e punës për funksionarët e lartë të shtetit, të cilët kanë status kushtetues.
16. Gjykata Kushtetuese, shkaqet e parashtruara nga kërkuesit lidhur me kërkesën për pezullimin e ligjit, në kuptim të nenit 45 të ligjit organik të saj, i ka vlerësuar si shkaqe të përligjura për të argumentuar parandalimin e pasojave që mund t’i vijnë funksionimit normal të shtetit të së drejtës si dhe të drejtave dhe lirive themelore të individëve dhe mbi këtë arsyetim vendosi pezullimin e ligjit deri në dhënien e vendimit të saj përfundimtar.

C. Lidhur me kërkesën për përjashtimin e disa anëtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga shqyrtimi i çështjes me pretendimin për shmangien e konfliktit të interesave
17. Subjektet e interesuara, Kuvendi dhe Këshilli i Ministrave, kanë pretenduar se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, për shkak se mund të jenë subjekte të mundshme të ligjit për pastërtinë e figurës, nuk duhet të marrin pjesë në shqyrtimin e kushtetutshmërisë së këtij ligji, për të shmangur konfliktin e interesit. Sipas tyre, paanësia e trupës gjyqësore, si parim themelor dhe universal në çdo gjykim, përfshirë dhe atë kushtetues, nënkupton paanësinë e çdo gjyqtari.
18. Gjykata Kushtetuese është shprehur në jurisprudencën e saj se, në kuadrin e parimeve kushtetuese që qëndrojnë në themel të një procesi të rregullt gjyqësor, respektimi i parimit të paanshmërisë mundëson krijimin e besimit që gjykatat duhet të gëzojnë në një shoqëri demokratike dhe në një shtet të sunduar nga ligji. Paanshmëria e gjyqtarëve (nemo iudex in causa sua) kërkon që drejtësia jo vetëm të bëhet, por dhe të shihet që bëhet. Në demokraci, ligjshmëria e rolit të gjyqtarit varet jo vetëm nga qenia e tij, por dhe nga shfaqja e tij i paanshëm dhe i pavarur, duke qenë roli i tij në mënyrë esenciale pasiv dhe super partes (shih vendimin nr.23/2008 të Gjykatës Kushtetuese).
19. Parimi i paanshmërisë imponon, ndër të tjera, vendosjen e procedurave dhe mekanizmave ligjorë që synojnë shmangien e konfliktit të interesave. Për këtë qëllim, ligji nr. 8577, datë 10.02.2000 “Për Organizimin dhe Funksionimin e Gjykatës Kushtetuese të Republikës së Shqipërisë” (këtu e në vazhdim referuar si ligji i GJK-së), në nenin 36, parashikon se gjyqtari i Gjykatës Kushtetuese duhet të heqë dorë nga shqyrtimi i çështjes kur: a) ka marrë pjesë në hartimin e aktit objekt shqyrtimi; b) për shkak të lidhjeve fisnore apo lidhjeve të tjera me pjesëmarrësit në gjykim vihet në dyshim objektiviteti i tij; c) në çdo rast tjetër kur vërtetohen arsye serioze njëanshmërie. Kërkesa për dorëheqjen e gjyqtarit mund të lindin si në rastin e kontrollit konkret, ashtu edhe në rastin e kontrollit abstrakt të ligjeve. Dorëheqja e gjyqtarit nga shqyrtimi i një çështjeje konkrete, derisa çështja nuk ka kaluar në seancë plenare, miratohet nga Kryetari i Gjykatës Kushtetuese. Më pas, ajo vendoset me shumicën e votave të gjyqtarëve pjesëmarrës në proces. Sipas nenit 37 të ligjit të sipërpërmendur “Pjesëmarrësit në gjykim kanë të drejtë të kërkojnë përjashtimin e gjyqtarit në çdo fazë të zhvillimit të gjykimit kur ekziston një nga rastet e parashikuara në nenin 36 të këtij ligji dhe gjyqtari nuk heq dorë nga shqyrtimi i çështjes”.
20. Ligji për pastërtinë e figurës përmban një dispozitë të veçantë që iu referohet gjyqtarëve, e cila synon shmangien e konfliktit të interesave: “Asnjë person, që ndodhet në kushtet e papajtueshmërisë së funksioneve, sipas nenit 4 të këtij ligji ... nuk mund të jetë pjesë në trupa gjyqësore që marrin në shqyrtim këtë ligj ose çështje që lidhen me zbatimin e tij”. Kjo dispozitë përjashton gjyqtarin pa iu referuar dorëheqjes ose largimit të tij/saj. Një gjyqtar, i cili është i përjashtuar me ligj nga shqyrtimi i një çështjeje, nuk ka asnjë mundësi për të vendosur mbi dorëheqjen e tij/saj, dhe Gjykata nuk ka mundësi të vendosë mbi përjashtimin e tij/saj.
21. Gjykata çmon se, për të vlerësuar nëse ekziston një nga rastet për pranimin e kërkesës për përjashtimin e një ose disa gjyqtarëve duhet të mbështetet në rregullimet e ligjit për GJK, pa marrë në konsideratë parashikimet e ligjit për pastërtinë e figurës. Ligji për GJK është miratuar sipas nenit 81/2 të Kushtetutës me tri të pestat e të gjithë anëtarëve të Kuvendit (ligj i përforcuar), kurse ligji për pastërtinë i figurës është miratuar sipas rregullit të përgjithshëm të parashikuar nga neni 78 i Kushtetutës. Kushtetuta u jep ligjeve të përforcuara fuqi të veçantë juridike në krahasim me aktet e zakonshme të ligjvënësit. Për këtë arsye, në hierarkinë e akteve, ligjet e përforcuara renditen para ligjeve të zakonshme të Kuvendit (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese nr.19, datë 03.05.2007).
22. Gjykata çmon, se parashikimet e nenit 36 të Ligjit për GJK nuk kërkojnë domosdoshmërisht “prova” për faktin e përfshirjes së një ose disa gjyqtarëve në një nga kategoritë e përcaktuara në nenin 4 të ligjit për pastërtinë e figurës; mjafton që të ketë të dhëna që mund të ngrenë shqetësime serioze për cenimin e paanshmërisë. Qëllimi i normave të ngjashme me nenet 36 e 37 të ligjit për GJK nuk është mbrojtja e gjyqtarëve nga pretendimet për njëanshmëri, por të mbrojtja e legjitimitetit të Gjykatës Kushtetuese si një organ i paanshëm. Për këtë arsye, dyshimi bindës për paanshmëri duhet të jetë i mjaftueshëm për pranimin e kërkesës për përjashtimin e gjyqtarit/gjyqtarëve.
23. Gjykata Kushtetuese, paraprakisht, merr në konsideratë situatën që mund të krijohet në qoftë se disa anëtarë të Gjykatës Kushtetuese, të cilët mund të jenë subjekte të ligjit për pastërtinë e figurës, përjashtohen nga shqyrtimi i çështjes sipas kërkesës së subjekteve të interesuara. Sipas nenit 133/2 të Kushtetutës, Gjykata Kushtetuese vendos me shumicën e të gjithë anëtarëve të saj. Ndërsa neni 32 i ligjit të GJK-së kërkon që në seancën plenare të Gjykatës Kushtetuese duhet të jenë të pranishëm jo më pak dy të tretat e anëtarëve të saj (6 anëtarë). Përjashtimi i gjyqtarëve do të çonte në mosarritjen e numrit të nevojshëm për shqyrtimin e çështjes në seancë plenare (kuorumit) nga Gjykata dhe, për rrjedhojë, ajo do të bllokohej për të vazhduar shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit për pastërtinë e figurës.
24. Ligjvënësi, duke përfshirë anëtarët e Gjykatës Kushtetuese në kategorinë e subjekteve që do t’i nënshtrohen verifikimit sipas nenin 3, germa “d” të ligjit për pastërtinë e figurës duhet të konsideronte nevojën për të shmangur bllokimin institucional dhe për këtë arsye duhet të kishte bërë rregullime të veçanta kushtetuese dhe ligjore që do t’i krijonin mundësinë kësaj Gjykate të kontrollonte kushtetutshmërinë e ligjeve. Kuvendi nuk parashikoi një zgjidhje për të tejkaluar një bllokim të tillë të mundshëm, bllokim që krahas të tjerave sjell për pasojë që edhe ligji për pastërtinë e figurës të mos i nënshtrohet gjykimit mbi kushtetutshmërinë e tij. Kjo bie në kundërshtim me nenin 124 të Kushtetutës. Ky qëndrim në parim, për analogji, është shprehur edhe në vendime të mëparshme të kësaj Gjykate (shih vendimet nr 21, datë 01.10.2008 dhe nr.4, datë 02.06.1995). Në këto kushte, gjykimi lidhur me kërkesën për përjashtimin e disa gjyqtarëve duhet të mbështetet në vlerësimin e rëndësisë që ka paanshmëria e gjyqtarëve, por edhe në nevojën për kontrollin e ligjeve të Kuvendit nga Gjykata Kushtetuese.
25. Gjykata, në lidhje me çështjet ligjore që janë ngritur në këtë gjykim kushtetues, vlerëson nëse gjykimi i këtyre çështjeve lejon hapësirë dhe diskrecion për gjyqtarët, në atë masë sa ata mund të jenë të prirur të mbajnë një qëndrim të njëanshëm. Në shqyrtimin e kushtetutshmërisë së ligjit për pastërtinë e figurës mund të ketë pretendime për të cilat mund të arrihen vlerësime të ndryshme lidhur me kushtetutshmërinë ose jo, ndërsa për disa të tjera bazueshmëria e tyre është e qartë, pa pasur nevojën e ndonjë gjykimi vlerësues.
26. Një nga pretendimet e kërkuesve lidhet me ndërprerjen e mandateve të institucioneve kushtetuese, sipas parashikimeve të ligjit për pastërtinë e figurës. Në këtë rast kemi të bëjmë me një cenim haptazi të garancive kushtetuese. Gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese janë anëtarë të një prej institucioneve të mbrojtura nga Kushtetuta. Siç do të argumentohet dhe më poshtë, ligji për pastërtinë e figurës, në këtë aspekt, vjen në kundërshtim të dukshëm me Kushtetutën. Të gjykosh për antikushtetutshmërinë e dispozitave përkatëse të këtij ligji lidhur me ndërprerjen e mandateve nuk është çështje e diskrecionit apo e gjykimit vetjak të gjyqtarit. Për këtë arsye, njëanshmëria e mundshme e gjyqtarit nuk mund të ndikojë në vendimin e tij. Sa i takon dispozitave të tjera, për të cilat është kërkuar kontrolli kushtetues nuk ka asnjë konflikt interesi për sa kohë që gjyqtari nuk do të jetë subjekt i mundshëm i këtyre parashikimeve të ligjit për pastërtinë e figurës. Si rrjedhojë, nuk vërtetohen arsye serioze për njëanshmëri.
27. Bazuar në argumentet e mësipërme, Gjykata çmon se kërkesa për përjashtimin e disa gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese nga shqyrtimi i kushtetutshmërisë së ligjit për pastërtinë e figurës, nuk është e mbështetur. Për këtë arsye, gjyqtarët e Gjykatës Kushtetuese, nuk ndalohen për të shqyrtuar dhe vendosur mbi çështjen objekt gjykimi.

III

A. Legjislacioni për pastërtinë e figurës (lustracionit) në Shqipëri
28. Gjykata, për vlerësimin e çështjes objekt shqyrtimi, ka parasysh kontekstin historik në Shqipëri që ka imponuar dhe marrjen e masave për t’u përballur me të shkuarën komuniste. Në Shqipëri, pas rënies së regjimit komunist, si në të gjitha vendet e Europës Lindore dhe Qendrore, janë bërë përpjekje për t’u shkëputur nga e kaluara totalitare. Këto përpjekje janë shprehur në një sërë masash ligjore, institucionale dhe financiare, të cilat përfshihen në konceptin e “drejtësisë tranzitore”. Një nga instrumentet e përdorura në këtë kuadër është dhe legjislacioni për pastërtinë e figurës (lustracioni).
29. Parlamenti shqiptar, nëpërmjet Ligjit nr. 7514, datë 30.09.1991 “ Për pafajësinë, amnistinë dhe rehabilitimin e ish të dënuarve dhe të përndjekurve politikë” ka deklaruar qëndrimet politike dhe ligjore për trajtimin e të dënuarve dhe të përndjekurve politikë si dhe aspiratat për ndërtimin e një shoqërie të lirë dhe demokratike, që respekton dhe mbron të drejtat njerëzore bazë. Në preambulën e këtij ligji, ndër të tjera, pranohet se “...gjatë 45 vjetëve, shumë qytetarë shqiptarë janë akuzuar, gjykuar, dënuar dhe burgosur, internuar apo përndjekur për shkelje të natyrës politike duke dhunuar të drejtat e tyre civile, sociale, morale dhe ekonomike.” Po në këtë pjesë, Parlamenti “...u jep ish të burgosurve dhe të përndjekurve politikë pafajësinë” dhe në emër të shtetit juridik u kërkon falje këtyre njerëzve për dënimet politike dhe vuajtjet që kanë pësuar në të kaluarën.
30. Ligji nr. 7666, datë 26.01.1993 “Për krijimin e komisionit për rivlerësimin e lejeve për ushtrimin e avokatisë dhe për një ndryshim në Ligjin nr. 7541, datë 18.12.1991 “Për Avokatinë në Republikën e Shqipërisë ka pasur për objekt pastrimin e figurës në funksionin e avokatisë. Ky ligj ndalonte ushtrimin e avokatisë nga persona që kishin qenë ish oficerë të Sigurimit të Shtetit dhe bashkëpunëtorë të tyre; ish anëtarë të komiteteve të Partisë së Punës të Shqipërisë, si dhe punonjës të aparateve të tyre në qendër, rrethe e rajone; ish drejtues të organeve shtetërore në qendër dhe rrethe; ish punonjës të burgjeve dhe kampeve të vuajtjes së dënimit. Gjithashtu, ndalimi shtrihej edhe tek personat që kishin mbaruar studimet në Fakultetin e Drejtësisë mbi bazën e arsimit të shkollës së lartë të partisë; që kishin qenë ish kryetarë të zyrave të kuadrit të të gjitha niveleve; që kishin marrë pjesë si hetues, prokurorë ose gjyqtarë në proceset politike speciale, të montuara; që kishin kryer funksione të larta drejtuese në organet qendrore të drejtësisë; që kishin përdorur dhunë fizike ose psikike gjatë hetimeve apo veprimeve të tjera; që kishin marrë pjesë në vrasjet në kufi. Ndalimi për ushtrimin e avokatisë për personin që prekej nga ligji ishte 5 vjet. Kundër vendimit të marrë sipas këtij ligji mund të bëhej ankim në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
31. Kushtetutshmëria e ligjit të përmendur më sipër u bë objekt shqyrtimi në Gjykatën Kushtetuese, mbi bazën e kërkesës së Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste. Gjykata Kushtetuese e deklaroi ligjin në fjalë antikushtetues. Kjo Gjykatë, ndër të tjera, u shpreh se rivlerësimi i lejeve të ushtrimit të profesionit binte në kundërshtim me dispozitat kushtetuese për sistemin gjyqësor, të cilat parashikojnë se avokatia ishte një profesion i lirë e rrjedhimisht, i vetëadministrueshëm. Më tej, Gjykata mbajti qëndrimin se ndalimet e ligjit cenonin kriterin demokratik të vlerësimit individual dhe jo kolektiv të figurës dhe cilësive të avokatëve, të drejtën kushtetuese për të zgjedhur profesionin dhe vendin e punës si dhe parimet e ndarjes së pushteteve dhe prezumimit të pafajësisë (shih vendimin e Gjykatës Kushtetuese (GJK) nr.8, datë 21.05.1993).
32. Në vitin 1995 u miratuan dy ligje që lidhen me pastërtinë e figurës: Ligji nr. 8001, datë 22.09.1995 “Për genocidin dhe krimet kundër njerëzimit kryer në Shqipëri gjatë sundimit komunist për motive politike, ideologjike dhe fetare” (Ligji për genocidin) dhe Ligji nr. 8043, datë 30.11.1995 “Për kontrollin e figurës së zyrtarëve dhe personave të tjerë që lidhen me mbrojtjen e shtetit demokratik” (Ligji për verifikimin e figurave). Ligji për genocidin kishte si qëllim përshpejtimin e çështjeve penale që lidheshin me krimet kundër njerëzimit për motive politike, ideologjike, klasore dhe fetare, organizuar dhe kryer nga shteti komunist si dhe të ndalonte që ish drejtues të lartë në funksione politike, të zgjedhura, ekzekutive e gjyqësore gjatë sistemit komunist si dhe bashkëpunëtorë të Sigurimit të Shtetit të mund të zgjidheshin në organet qendrore dhe lokale të pushtetit apo të emëroheshin në administratën e lartë të shtetit, në sistemin gjyqësor dhe në masmedia, deri në 31 dhjetor 2001.
33. Qëllimi i ligjit për verifikimin e figurave ishte sigurimi i pastërtisë së jetës demokratike të shtetit shqiptar në periudhën e tranzicionit postkomunist. Sipas këtij ligji, organet dhe funksionet që do t’i nënshtroheshin verifikimit të figurës ishin: Presidenti i Republikës, të zgjedhurit, funksionet drejtuese në ekzekutiv dhe në administratën shtetërore, drejtues në Forcat e Armatosura dhe forcat e policisë, ndihmësgjyqtarë, gjyqtarë, prokurorë dhe policia gjyqësore. Gjithashtu, verifikimit do t’i nënshtroheshin dhe drejtuesit e redaktorët në RTSH dhe ATSH; gazetarët dhe punonjësit me detyrën më të lartë në gazetat me tirazh mbi 3000 kopje; funksionet drejtuese në bashkësitë ekonomike, institucionet shtetërore financiare dhe të sigurimeve, si dhe në bankat shtetërore; rektorët dhe drejtorët në universitete dhe shkolla të larta. Në mënyrë të përmbledhur, për të shërbyer në funksionet e mësipërme, personi duhej që, gjatë gjithë periudhës 28.11.1944 gjer më 31.03.1991, të mos kishte qenë drejtues në strukturat politike të Partisë së Punës, i zgjedhur, drejtues në ekzekutiv ose në administratën shtetërore, oficer dhe bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit apo i ndonjë shërbimi të huaj analog, denoncues ose dëshmitar i rremë në proceset politike, hetues, prokuror ose gjyqtar në procese politike speciale.
34. Grupi Parlamentar i Partisë Socialiste dhe Grupi Parlamentar i Partisë Social Demokrate paraqitën kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për deklarimin antikushtetues të dy ligjeve të sipërpërmendura. Gjykata Kushtetuese, me vendimin e datës 31.01.1996, në tërësi, rrëzoi kërkesat e këtyre dy subjekteve (me përjashtim të pretendimit për jokushtetutshmërinë e dispozitës që parashikonte që gazetarët e gazetave i nënshtroheshin kontrollit dhe dispozitës sipas të cilës Ministri i Drejtësisë lejohej të bënte kërkesë për verifikimin e kryesive të partive dhe shoqatave politike) (vendimi i GJK nr.1/1996). Sipas Gjykatës, dy ligjet përcaktonin kufizime të arsyeshme dhe iu përgjigjeshin kërkesave morale të shoqërisë demokratike në Shqipëri.
35. Sipas parashikimeve të ligjit për verifikimin e figurave, për zbatimin e tij, ngrihej një komision shtetëror i përbërë nga 7 anëtarë. Kundër vendimit të Komisionit personi që i nënshtrohej verifikimit mund të ankohej në Gjykatën e Kasacionit brenda 7 ditëve nga dita e komunikimit. Komisioni i ngritur sipas ligjit ushtroi veprimtarinë e tij deri në fund të vitit 2001.
36. Duke filluar nga viti 1996, ligjit për verifikimin e figurave iu bënë disa ndryshime, të cilat, kryesisht, ngushtuan fushën e veprimit të tij. Kështu, me Ligjin nr.8151, datë 12.09.1996, u përjashtuan nga verifikimi i figurës të zgjedhurit dhe kandidatët për t’u zgjedhur në organet e pushtetit vendor. Ndryshimi i dytë, në maj të vitit 1997 (Ligji nr.8280, datë 13.05.1997), ngushtoi rrethin e pozicioneve dhe cilësive të mbajtura gjatë sistemit komunist që konsideroheshin si kusht pengues për të shërbyer në funksionet publike të përcaktuara sipas ligjit (në ndryshim nga ligji bazë fakti që një person kishte qenë i zgjedhur, në funksione politike jo të larta, në funksione ekzekutive, gjyqtar, prokuror ose hetues etj., gjatë sistemit komunist nuk përbënte një kusht pengues...). Dy ndryshimet e fundit ligjore (ligjet nr.8232, datë 19.08.1997 dhe nr.8280, datë 15.01.1998) kufizuan edhe më tej fushën e veprimit të ligjit dhe bënë disa ndërhyrje në procedurat e funksionimit dhe vendimmarrjes së Komisionit për kontrollin e figurës. Ligji për verifikimin e figurave, sipas parashikimit fillestar, i pushoi efektet në 31 dhjetor 2001.
37. Më datë 22.12.2008, Kuvendi miratoi Ligjin nr. 10034 “Për pastërtinë e figurës së funksionarëve të lartë të administratës publike dhe të të zgjedhurve”, i cili është objekt i këtij gjykimi kushtetues.

B. Standarde kushtetuese dhe ndërkombëtare lidhur me legjislacionin për pastërtinë e figurës (lustracionin)
38. Për të shqyrtuar çështjen, objekt shqyrtimi, Gjykata bazohet në standardet kushtetuese dhe ndërkombëtare, të cilat duhet të respektohen nga ligjvënësi në marrjen e masave legjislative për pastërtinë e figurës (lustracionin). Në esencë këto dokumente kërkojnë që ligjet e lustracionit të jenë në përputhje me parimet e shtetit të së drejtës (neni 4 i Kushtetutës) dhe për këtë arsye, të plotësojnë disa kushte. Mbi të gjitha, lustracioni duhet të fokusohet tek kërcënimet që mund të vijnë prej zbatimit të tij në të drejtat themelore të njeriut dhe proceset demokratike; hakmarrja nuk mund të jetë asnjëherë qëllimi i këtyre ligjeve si dhe, nuk duhet të lejohet keqpërdorimi shoqëror ose politik i rezultateve të procesit të lustracionit. Q&e
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento

Dėrguar nga martin, Toronto Kanada mė 24-03-2010 nė 03:09
Ismet ti mundohesh te dukesh dikushi por je askushi, ti ju mohon te drejten e zgjedhjes femijeve te komunistave.Mund te them je me shume se nje diktator je ne konflikt me veten.Me vjen keq qe futesh e komenton nje vendim qe eshte gjykuar nga specialiste.Tjeter here mos guxo!Mos mendo se jam femije i prinderve komuniste por nuk do ta kisha per turp!

Dėrguar nga Ismet Ēira, Tirane mė 23-03-2010 nė 18:21
Une mendoj se ligji i lustracionit duhet te zbatohet ne shqiperi,por jo si e shkruajne 2 partite e medha ne vend.Ai duhet te jete i tille: 1 Ēdo anetar i partise punes nuk duhet te punoje ne funksione shteterore nga drejtor i nje ndermarrje e siper. 2 Ai qe ka patuur prinderit komunista nuk duhet te zgjidhet deputet dhe ne organet qendrore vendim marrese. Po te realizohet kjo ne do kishim qeverisje te paster,por kjo do te prekte interesa e kesaj kaste te rrezikshme per opullin shqiptar

Dėrguar nga klodi, Boston USA mė 23-03-2010 nė 18:17
Sa e vertete eshte kushtetushmeria e gjykates kushtetuese nuk jam jurist ta vleresoj por gjykoj se derisa ne gjykate kushtetuese ben pjese Fehmi Avdiu bashkepuntor ne vrasjen e Havzi Neles une jam dyshues ne gjykimin profesional.Nuk bej pjese ne ata njerez qe per hir te politikes ti gjindem prane interesave antikombetare por vazhdimisht me shqeteson fakti cfare e shtyn FAvdiun te jete ne krye te gjykates kushteuese?

Dėrguar nga Niko, New York mė 23-03-2010 nė 15:59
Eshte nje tyrp i vazhduesh i gjykates kushtetuse dhe i popullit Shqiptar.
Kriminet komunist duhet te arrestohen sepse masakruan popillin e tyre, u more te gjitha liret, i izoluan, bene shtetin e tyre majmuna te bardh.
Tani je qe arreshtohen po jane dhe deputet dhe do jene dhe ministra.
Pse u denuan ne gjith bote krimet anti nerzore, Nazistat deri te nacionalistat serb.
Ku eshte dryshimi ketu kur i babi i kryetarit te oposites sotme Shqiptare virmose me pushkatuar nje 17 vjecar nga Dibra ne 1984 minoren ishte i rezikshem per pushtetin popullor.
Bile Nazistat e nacionalist serb kan vrar rracat tjera po komunistet vrane kombin e vet.
Tyrp per Gjykaten e Larte......
       Shqiperia
22 Korrik 2014
Ligji për KLD-në, BE: Të merret mendimi i Euralius dhe Komisionit të Venecias
Bashkimi Evropian i ka kërkuar mazhorancës në vend që për ndryshimet në ligjin e KLD të merret mendimi i Euralius dhe Komisionit të Venecias. Në një letër që i dërguari i BE në Tiranë Klive Rumobld i ka dërguar kreut të komisionit të ligjeve Fatmir Xhafa në përgjigje të këtij të fundit këshillohet që diskutimet për këtë draft të jene gjithëpërfshirëse
KOMENTO
       Kosova
22 Korrik 2014
Pa marrëveshje finale për barrikadën
Bashkimi Evropian ka njoftuar se grupet punuese që janë takuar të marten për çështjen e barrikadave në Mitrovicë janë pajtuar vetëm që të vazhdojnë negociatat gjatë javëve në vijim
KOMENTO
       Rajoni
22 Korrik 2014
Protestuesit shqiptarë para gjykatave maqedonase për rastin “Monstra”
Në Gjykatën Themelorë Shkupi 1 sot filloi gjykimi i tetë protestuesve, të cilët protestuan më 4 korrik në Shkup, për shkak të aktvendimit për rastin “Monstra”.
KOMENTO
       Bota
22 Korrik 2014
UNICEF: 121 fëmijë të vrarë që nga fillimi i krizës në Gaza
Në total 121 fëmijë palestinezë janë vrarë në Gaza që nga shpërthimi i krizës, më 8 korrik, e deri tani. Kjo u njoftua sot nga UNICEF-i në Gjenevë. ”Të vrarë janë 84 djem dhe 37 vajza mes moshës pesë muajsh dhe 17 vjeç
KOMENTO
       Sport
22 Korrik 2014
Rodriguez kalon për 80 milionë euro te Real Madrid
Ajo që flitej prej ditësh ka formë formë zyrtare. Sulmuesi kolumbian Hames Rodriguez ligjërisht është pjesëtar i skuadrës kampione të Europës, Real Madrid
KOMENTO
       Kulture
22 Korrik 2014
Del në shitje ishulli ku u firmos Magna Carta
Katër milionë stërlina nuk janë shumë, nëse mendoni se mund të bleni vendin ku mendohet se është nënshkruar “Magna Carta” në vitin 1215, që konsiderohet si dokumenti i parë që mishëron të drejtat themelore të qytetarit
KOMENTO
       Metropol
22 Korrik 2014
Në Paris edhe hotelin mund ta pagush aq sa do!
Kaloni një natë në hotel në zemër të Parisit dhe mund të paguash aq sa dëshiron. Është një veprim që lë gjithçka në ndërgjegjen e bujtësit duke filluar nga pesë hotele luksoze në kryeqytetin francez
KOMENTO
       Teknologji
22 Korrik 2014
I burgosuri jep provimin e Doktoraturės me Skype
Njė student i cili ndodhet i paraburgosur nė IEVP “Mine Peza” ka dhėnė sot provimin e Doktoraturės me Skype. Drejtoria e Burgjeve bėn me dije se Alban Bardhi student nė Universitetin e Romės dha provimin pėr degėn Histori-Gjeografi
KOMENTO (2)
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
 
 
   
   
  Radio | Rash - Live
 
  toolbar  
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Pr/ligji pėr policinė, MB: Vendi i punės, sipas gradės. Doshi: Drejtuesit e policisė tepelenas
 
 
BALKANWEB.TV
"Drejtėsia", Basha: Rama-Meta e nisėn me sindromėn e vitit zero, damkosėn sistemin
 
 
BALKANWEB.TV
Veliaj: Ligji i ri pėr PAK nuk heq tė drejta, pastron skemėn nga abuzuesit
 
 
BALKANWEB.TV
‘Territorialja’, Cara: Vota ime kundėr pėr kėtė variant. Po i bėhet dhuratė partive
 
 
BALKANWEB.TV
Tornado nė Sarandė
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma territoriale, Ēuēi: Dėrgojmė nė kuvend projektin final me 61 bashki
 
 
BALKANWEB.TV
Video shokuese nė Gaza, i riu kėrkon familjarėt nė gėrmadha, vritet me snajper
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Krimi po rritet, qeveria po e lufton me policė kartoni
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Heshtja e Ramės nė shėrbim tė aleancės me krimin
 
 
BALKANWEB.TV
Masakra nė Fier, dėshmitari: Bajrami mė tha i vrava tė gjithė, mė trajtonin keq
 
 
BALKANWEB.TV
Tregtarėt peticion kundėr mbylljes sė tregut: Nė rrugė, 5 mijė persona
 
 
BALKANWEB.TV
“Lungomare”, grupet e interesit kundėr: Kėrkojmė rishikim, projekti ka ndryshime
 
 
BALKANWEB.TV
Kreu i Bashkisė sė Leskovikut: Ndarja qė na ėshtė ofruar, si ajo e diktaturės
 
 
BALKANWEB.TV
Tuneli i Hamasit hidhet nė erė nga ushtria izraelite
 
 
BALKANWEB.TV
Vlorė, propozim origjinal pėr martesė. Bėn sikur mbytet, shfaqet me unazė nė dorė
 
 
 
 
FOTOGALERI
Humb vajzėn nė avionin malazian, njė prind holandes i shkruan Putin
 
 
FOTOGALERI
Kim pushime familjare, por tė gjithė i kanė sytė tek fundshpina e saj
 
 
FOTOGALERI
Amanda, gruaja qė paguhet pėr tė shtypur meshkujt
 
 
FOTOGALERI
SHBA, nxirret nė ankand pianoja e filmit “Casablanca”
 
 
FOTOGALERI
Candice Huffine, modelja 90 kg, e para nė kalendarin Pirelli
 
 
FOTOGALERI
Ndėrron jetė nė moshėn 21- vjeēare aktorja Skye Mēole Bartusiak
 
 
FOTOGALERI
D’Amico dhe Gigi Buffon puthje dhe ledhatime nė jaht
 
 
FOTOGALERI
Tornado nė Sarandė
 
 
FOTOGALERI
Elisabetta Canalis do martohet me Brian Perri nė shtator
 
 
FOTOGALERI
Kim Kardashian, forma bombastike nė rrjetet sociale
 
 
FOTOGALERI
Elisabetta Gregoraci nudo me Flavio Briatore
 
 
FOTOGALERI
Jennifer Lopez 44 vjec, e mrekullueshme me bikini nė Instagram
 
 
FOTOGALERI
Belen mediton, Di Stefano me tatuazh te ri
 
 
FOTOGALERI
Parqet ujore me te cmendura ne bote
 
 
FOTOGALERI
Fier, kundėrshtonte fejesėn e mbesės, 73-vjeēari masakron familjen me armė gjahu
 
 
FOTOGALERI
Mesila Doda dhe Enkel Demi, rafting nė Vjosė me tė bijėn
 
 
FOTOGALERI
Jolie dhe Pitt bashkė nė setin e xhirimeve pas 9 vitesh
 
 
FOTOGALERI
Modelja seksi nuk gjen partner, krijon faqe online pėr njohje