BalkanWeb.TV Foto Forum Horoskopi Moti Gatimi Kontakt
ARTIKUJ TEK
Shqiperi
17 Gusht 2012 - 15:47 | LAJME
TRANSLATE Perktheje lajmin ne gjuhe te tjera
 
"Vrasja, Fiqiriu kishte 90 mijë lekë në xhep"
NGA: KLODIANA LALA
"Vrasja, Fiqiriu kishte 90 mijë lekë në xhep"TIRANE-Nazime Visha, vajza e cila dyshohet se qëlloi për vdekje njeriun që e cilësoi si abuzuesin e saj seksual, do të qëndrojë vetëm 30 ditë në qeli. Gjykata e Tiranës caktoi masën e sigurisë arrest me burg me afat, duke urdhëruar Prokurorinë të kryeje verifikimet për pretendimet e palëve, nga njëra anë të Nazimes që këmbëngul që është viktimë e përdhunimit e për këtë shkak u shndërrua në vrasëse dhe nga ana tjetër, dyshimet që hidhen lidhur me autorësinë e krimit të rëndë. Prokuroria ngre hije të forta dyshimi se autore e vrasjes nuk është 18-vjeçarja, por pjesëtarët e tjerë të familjes Visha. Për këtë i referohet dëshmisë së taksistit Myrvet Bardhi, i cili shoqëroi nga Durrësi në Krrabë viktimën Fiqiri Muça dhe është personi që pa me sytë e tij krimin e rëndë. Ndërkaq mësohet se në xhepat e Fiqiri Muçës është gjetur pas vdekjes, shuma prej 90 mijë lekësh të reja, të cilat mesa duket viktima kishte ndërmend t'i shpenzonte për largimin e tij bashkë me Nazimen. Më poshtë do të botojmë të plotë versionin e Prokurorisë lidhur me ngjarjet dhe dyshimet që ka gjasa ti japin një tjetër rrjedhë historisë tronditëse…
Ngjarja
sipas Prokurorisë

Viktima Fiqiri Muça ka prej disa vitesh, i njohur i babait të Nazime Vishës, Beqir Visha, për shkak të marrëdhënieve të punës që kanë patur në fshatin ku dhe ata banonin.
Duke patur parasysh këto njohje, marrëdhënia midis tyre është forcuar dhe bërë familjare, gjë e cila është kurorëzuar me një lidhje martesore mes vajzës së Beqir Vishës më vëllanë e viktimës Fiqiri Muça. Për shkak të lidhjes miqësore, Fiqiri Muça ka patur mundësinë të hynte disa herë në banesën e Beqir Vishës madje ka qëndruar dhe disa ditë aty, duke krijuar marrëdhënie të ngrohta me të gjithë pjesëtarët e familjes, Visha. Nisur nga kjo lidhje, duke patur dhe mundësinë që të hynte në banesë dhe pa ndonjë aprovim të pjesëtarëve të familjes, siç pretendohet edhe nga personi nën hetim Nazime Visha, e theksoj këtë siç pretendohet, në një rast kur ka qenë 14-15 vjeç, personi në fjalë, viktima Fiqiri Muça, e ka gjetur atë të vetme në banesë dhe e ka përdhunuar. Pas këtij momenti ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë mendoj, gjë të cilën e ka realizuar, po gjithmonë sipas pretendimeve të Nazimes dhe kjo marrëdhënie është realizuar pa dëshirën dhe pa vullnetin e saj. Duke patur parasysh këtë marrëdhënie mes dy familjeve viktima Muça ka intensifikuar vizitat e tij në banesën e Beqir Vishës, duke përfituar nga mungesa e pjesëtarëve të familjes, duke kryer dhe marrëdhënie seksuale me Nazimen, gjithmonë kundër dëshirës.
Në muajin dhjetor të 2011-ës, familja Visha e ka fejuar Nazimen me një djalë që banonte në Itali. Fejesa është përjetuar tepër keq nga viktima Fiqiri Muça, i cili siç dhe pretendohet, jo vetëm ka kërcënuar Nazime Vishën, duke i thënë se ajo nuk do të jetonte me askënd tjetër përveç tij, ai ka telefonuar dhe në familjen e të fejuarit të saj, duke e kërcënuar se ai duhet të hiqte dorë nga kjo fejesë, për shkak se Nazimja ishte vetëm e tija. Kjo telefonatë ka bërë që marrëdhënia mes Nazime Vishës dhe të fejuarit të saj të prishet. Siç dhe ka rezultuar më vonë, midis Nazimes dhe Fiqiriut ka patur dhe probleme të tjera familjare. Në muajin maj, pretendohet se Fiqiriu e ka marrë Nazimen me dhunë dhe e ka dërguar diku në pyll në malet e Bulqizës dhe Burrelit dhe atje e ka mbajtur për rreth 10-11 ditë në kushte të vështira, në kushtet e një terrori psikik dhe fizik dhe gjatë kësaj periudhe ai ka ushtruar dhunë ndaj saj, duke kryer dhe marrëdhënie seksuale. Nisur nga ky fakt familja e Nazimes ka bërë kallëzim në polici dhe Prokurori, çështje e cila duke patur parasysh deklarimet e Nazime Vishës, më pas është vendosur mosfillimi i hetimit. Nisur nga këto rrethana midis këtyre dy familjeve marrëdhënia nuk ishte më si përpara për faktin se motra e Nazimes, ishte nuse në familjen e Fiqiri Muçës.
Ekzekutimi i Muçës
Më datë 13 gusht 2012, rreth orës 00.30 Fiqiri Muça me mjetin e shtetasit Myrvet Bardhi është nisur nga qyteti i Durrësit, për të përfunduar pranë banesës së Nazime Vishës, të cilën e ka lajmëruar se do të shkonte ta merrte. Rreth kësaj ore, pasi ka trokitur në banesën e saj, personi nën hetim Nazime Visha, duke patur dijeni se do të shkonte për ta marrë, duke patur parasysh rrethanat e reja të krijuara ka marrë një armë automatike, të cilën e mbante pa leje dhe pretendonte se e ka gjetur në një tunel pranë fshatit të saj dhe me të ka qëlluar në mënyrë të drejtpërdrejtë ndaj viktimës, i cili duke parë situatën është larguar me vrap, por është ndjekur nga Nazime Visha, e cila ka qëlluar disa herë në drejtim të tij. Fiqiri Muça është ngjitur në një të përpjetë ku ka gjetur dhe vdekjen. Sipas ekspertizës së kryer ka mbi pesë goditje të cilat kanë qenë në pjesët vitale të trupit duke i shkaktuar vdekjen. Pas kësaj Nazime Visha pretendon se ka njoftuar policinë në lidhje me ngjarjen e ndodhur dhe në fakt ç'është e vërteta aty ka pritur derisa kanë mbërritur shërbimet policore dhe e kanë arrestuar. Duhet theksuar se nga këqyrja e vendit të ngjarjes, atë mbrëmje dhe të nesërmen janë sekuestruar 29 gëzhoja, një palë syze, telefona celularë, arma automatike e sende të tjera, të cilat janë dërguar për ekspertim në institutin e policisë shkencore, por ende nuk kemi marrë përfundime.
Rrëfimi i taksistit
Në lidhje me momentin për të cilin po flasim duhet sqaruar dhe momenti i deklarimit të shoferit të taksisë Myrvet Bardhi. Ai ka deklaruar se: Në momentin që ka dëgjuar krisma ka parë të ndjekin viktimën Fiqiri Muça jo vetëm Nazime Visha, por edhe xhaxhai e gjyshja e saj. Nisur nga këto rrethana dhe duke patur parasysh pretendimet e Nazime Vishës; është pretenduar për përdorim force në marrëdhënie seksuale, për përdorim dhune dhe kanosje të vazhdueshme, të cilat mbeten për tu diskutuar, duhet të kryhen verifikime dhe të pyeten persona konkretë që kanë dijeni për rrethanat e ngjarjes, të cilët nga ana jonë nuk janë pyetur ende. Në këtë moment, duke patur parasysh edhe pretendimet e Nazime Vishës, e cila shprehet se ka qenë nën dhunë, presion e kërcënim, ndodhemi përpara një vepre me rrezikshmëri të lartë shoqërore. Pa u hyrë arsyeve dhe motivit që e kanë shtyrë personin nën hetim për kryerjen e kësaj vepre penale, pasi siç thashë ka nevojë për sqarime të mëtejshme, gjykojmë se ndaj saj pavarësisht rrethanave duhet caktuar një masë me karakter shtrëngues personal. Duke patur parasysh dhe krijimin e një klime tensioni midis dy familjeve në fjalë Muça dhe Visha, ku secila ka pretendimet e veta, gjykojmë se masa e cila duhet caktuar ndaj Nazime Vishës, duhet të jetë ajo e arrestit në burg për veprat penale për vrasjen dhe dashje dhe prodhimit e mbajtjes pa leje të armëve luftarake. (Prokurori paraqet vetëm procesverbalet e familjarëve të familjes Visha, pasi sipas tij nuk është bërë e mundur të pyeten pjesëtarët e familjes Muça, për shkak të kohës së shkurtër, ç'ka sipas organit të akuzës do të sqaronin dhe më mirë rrethanat e ngjarjes).

(d.b/GazetaShqiptare/BalkanWeb)
    Kthehu Dėrgo Printo Home
Komento
       Shqiperia
19 Prill 2014
Tiranė, ndalohen dy tė rinj, akuzohen pėr njė seri vjedhjesh
Policia e Tiranės ka ndaluar shtetasit Denis Mici 20 vjeē, dhe Vladimir Balaj 19 vjeē. Sipas policisė, personat ishin shpallur nė kėrkim dhe akuzohen pėr njė seri vjedhjesh.
KOMENTO
       Kosova
18 Prill 2014
Kosovë, javën e ardhshme miratohet mandati i EULEX-it
Parlamenti i Kosovës do të votojë javën që vjen për zgjatjen e mandatit të Misionit të Bashkimit Evropian për sundimin e ligjit, ndërsa ende nuk është përcaktuar se kur do të diskutohet themelimi i një gjykate të posaçme
KOMENTO
       Rajoni
19 Prill 2014
Ahmeti: Do t’i heqim kufijtë mes shqiptarëve
“Asgjë e keqe nuk e gjen as Maqedoninë, as Kosovën dhe as Shqipërinë për heqjen e kufijve, por vetëm heqim një gur nga qafa për lirinë e lëvizjes së njerëzve dhe mallrave.
KOMENTO (1)
       Bota
19 Prill 2014
Bullgaria çmonton gypat e gazsjellësit rus
Bullgaria ka nisur çmontimin e gypave të gazsjellësit rus “Rrjedha e Jugut” që kalon përmes këtij vendi.
KOMENTO
       Sport
18 Prill 2014
Ndërron jetë sulmuesi i West Ham United
Ndërron jetë në një moshë fare të re sulmuesi i West Ham United. Bëhet fjalë për Dylan Tombides, i cili ishte diagnostikuar me sëmundjen e kancerit
KOMENTO
       Kulture
18 Prill 2014
Regjisori i “X Men”, Bryan Singer akuzohet për pedofili
Regjisori i “X Men”, Bryan Singer akuzohet për abuzim seksual, nga Michael Egan, sot 30-vjeç, i cili pretendon se është detyruar të kryejë marrëdhënie seksuale, në vitin 1999 kur ishte vetëm 15 vjeç
KOMENTO
       Metropol
19 Prill 2014
12 minuta për të bërë për vete një person
Nëse mendoni se të bësh për vete dikë duhet kohë dhe përpjekje, gaboheni…kjo të paktën sipas një studimi të ri ku kanë marrë pjesë 2 mijë persona.
KOMENTO
       Teknologji
18 Prill 2014
Sasia e kripës që duhet të konsumoni çdo ditë. Çfarë ndodh nëse e teproni!
Sipas studimeve më të fundit, kripa mund të shkaktojë fryrje në organizëm dhe shtim në peshë. Ky studim u vërtetua nga Universiteti Regents Augusta, në Shtetet e Bashkuara të Amerikës
KOMENTO
      
 
 
  TV | News24 - Live
 
   
 
 
   
   
   
  Radio | Rash - Live
 
   
   
 
SONDAZH
 
 
Nensondazh
 
   
 
 
BALKANWEB.TV
Macchia, macja qė hap derėn
 
 
BALKANWEB.TV
Zall-Herr, Kodheli drekon me Forcat Speciale
 
 
BALKANWEB.TV
Shoku i qelisė sė Ilia Karelit: Gardianin mund ta kisha vrarė edhe unė, na nxiu jetėn
 
 
BALKANWEB.TV
Lazarat, Didi: S’kam dijeni pėr njė avion me drogė tė ulur nė Gjirokastėr
 
 
BALKANWEB.TV
Zv/kryeministri Niko Peleshi: Akuzat e opozitės pėr trafik droge, njė shashkė
 
 
BALKANWEB.TV
PD: Rama e Meta nuk kanė vullnet pėr deklaratėn e pėrbashkėt me opozitėn
 
 
BALKANWEB.TV
Rezoluta me BE, Balla: Ta themi troē, Berisha urdhėroi opozitėn tė mos kishte marrėveshje
 
 
BALKANWEB.TV
Basha: Hetim trafikut tė drogės nė ushtri, Rama-Kodheli s'mund t'i ikin transparencės
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma territoriale, Basha-qeverisė: Refuzim i konsensusit do sjellė destabilitet politik
 
 
BALKANWEB.TV
I biri u qėllua 7 herė me thikė, babai: Dua drejtėsi
 
 
BALKANWEB.TV
New York, bie nė binarė, treni i kalon sipėr, shpėton mrekullisht
 
 
BALKANWEB.TV
Reforma nė Drejtėsi, Nishani: Gjyqtari tė ketė rrogė mė tė lartė se presidenti
 
 
BALKANWEB.TV
News24 publikon videot e vjedhjeve tė grabitėsit serial Viktor Gushi
 
 
BALKANWEB.TV
Pukė, reshjet e dėborės dėmtojnė 500 shtylla tensioni
 
 
BALKANWEB.TV
Grekėt kėngė pėr dhunėn nė burg ndaj Karelit: Gardianėt si krimba!
 
 
 
 
FOTOGALERI
Bashkė nė ekran, miq nė jetė
 
 
FOTOGALERI
Flokėt e grave afrikane bėhen me lesh dhie, gjalp dhe baltė
 
 
FOTOGALERI
Fotot surrealiste tė Robert Jahns
 
 
FOTOGALERI
Tendencat e vjeshtė dimėr 2015
 
 
FOTOGALERI
Nuanca blu tek sytė, tendenca e yjeve
 
 
FOTOGALERI
Ndėrron jetė sulmuesi i West Ham United
 
 
FOTOGALERI
Modelja shqipatare, Ēunmulaj me ēorape tė grisura
 
 
FOTOGALERI
Kėmishė e bardhe dhe pantallona tė zeza pėr ēdo rast
 
 
FOTOGALERI
Dekolte me kokainė, 4 braziliane arrestohen nė Itali
 
 
FOTOGALERI
Arrestohet pornostarja, Megan Jones, bėnte seks me kafshė dhe mė pas i vriste
 
 
FOTOGALERI
Julia Louis-Dreyfus nudo nė Rolling Stone
 
 
FOTOGALERI
Jodie Foster, e gatshme tė heqe dorė nga alkooli pėr dashurinė
 
 
FOTOGALERI
Vizitė tek doktori pėr orangutangun
 
 
FOTOGALERI
Lindsay Lohan, puthje pėr fansat nė Coachella
 
 
FOTOGALERI
Rosie Huntington Whiteley tėrbohet nė festėn e ditėndjes
 
 
FOTOGALERI
Belen Rodriguez gjysmė nudo
 
 
FOTOGALERI
Serena Williams, forma prej kampioneje
 
 
FOTOGALERI
Irlandė, kryeveprat e Shania, artistja ėshtė 16 vjeē