Ndryshe nga kuqezinjtë si Rashica, Shala, Meha dhe së fundmi Rrahmani që ikën nga Kombëtarja për t’iu bashkuar Përfaqësueses së Kosovës, një gjë e tillë nuk pritet të ndodhë për shqiptarët që luajnë për Zvicrën.

Një foto e publikuar nga Federata Zvicerane e Futbollit tregon emrat e 23 lojtarëve të grumbulluar për eliminatoret e Botërorit “Rusi 2018”.

Në listë bëjnë pjesë edhe emrat e lojtarëve me origjinë shqiptare si: Behrami, Xhemaili, Xhaka dhe Tarashaj.

Shpresat e Kosovës ishin pikërisht për këtë të fundit, duke marrë në konsideratë edhe moshën e tij të re, por me sa duket futbollisti e ka bërë zgjedhjen e tij, ndërsa Zvicra pritet të luajë në fillim të shtatorit ndeshjen e parë ndaj Portugalisë.

Cqyze8PWgAYOEMF-470x264

Në listën nuk është emri i Xherdan Shaqirit, por ai mungon për shkak të dëmtimit.

Zvicra do të luajë në Grupin B në eliminatorët e Botërorit me Portugalinë, Hungarinë, Ishujt Faroe, Letoninë dhe Andorran.

Ndërsa pas anëtarësimit në UEFA dhe FIFA, Kosova bën pjesë në Grupin I bashkë me Kroacinë, Islandën, Ukrainën, Turqinë dhe Finlandën.

Kuqezinjtë e De Biazit do të luajnë në Grupin G ndaj Spanjës, Italisë, Izraelit, Lihtejnshtejnit dhe Maqedonisë. Ndeshja e parë zyrtare për Kombëtaren do të jetë pikërisht ndaj Maqedonisë më 5 shtator në stadiumin e Shkodrës.(panoramasport)
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb